Lajme
Buxheti federal në presion nga borxhi, tepricat dhe Pensioni i 13-të i AHV-së
Perspektiva financiare e Zvicrës deri në vitin 2028 mbetet e pasigurt, me ndikime të mëdha nga zbatimi i programit të lehtësimit buxhetor dhe çështjet e pazgjidhura të financimit të pensionit të 13-të të AHV-së. Sipas parashikimeve të reja të Administratës Federale të Financave (FFA), mbajtja e tepricave buxhetore në vitet 2027 dhe 2028 do të varet nga miratimi i këtij programi, shkruan RTS.
Në nivel federal, konfederata pritet të ruajë një rezultat të balancuar, ndërsa kantonet do të vazhdojnë të shënojnë teprica. Bashkitë, nga ana tjetër, pritet të përballen me deficite të lehta strukturore nga viti 2026, përcjell albinfo.ch.
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga FFA, viti 2024 ka shënuar një suficit prej 7 miliardë frangash në të gjitha nivelet e administratës publike, pavarësisht mungesës së fitimeve të shpërndara nga Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB). Megjithatë, për vitin 2025, pritet një rënie prej gati 1 miliard frangash në suficitin e financimit të administratave publike.
Një nga faktorët kryesorë të pasigurisë financiare mbetet sigurimi shoqëror, veçanërisht për shkak të rritjes së shpenzimeve për pensionin e 13-të të AHV-së. Sipas parashikimeve të FFA-së, shpenzimet për këtë masë pritet të rriten me 4.3 miliardë franga deri në vitin 2026, pa pasur një plan të qartë kundërfinancimi.
Në nivel lokal, kantonet do të përfitojnë nga fitimet e shpërndara nga SNB, duke regjistruar një suficit prej 2.4 miliardë frangash. Ndërkohë, bashkitë pritet të kenë një rezultat të balancuar këtë vit, por me një deficit të parashikuar prej 380 milionë frangash në vitin 2026, kryesisht si pasojë e dobësimit të të ardhurave tatimore.
Ekspertët paralajmërojnë se ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe pasojat në tregun e punës do të ndikojnë ndjeshëm në financat publike, duke e bërë të nevojshme rishikimin e politikave fiskale në vitet e ardhshme.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












