Lajme
Rubio: “Do t’u hiqen më shumë viza” studentëve
Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, ka paralajmëruar revokimin e më shumë vizave për studentët, ndërsa administrata e tij forcon qëndrimin ndaj tyre. Deklarata vjen pas arrestimit dhe tentativës për dëbim të Mahmoud Khalil, një aktivist pro-palestinez dhe student në Universitetin e Kolumbias, shkruan DW.
“Në ditët në vijim, ju duhet të prisni që do të revokohen më shumë viza pasi ne identifikojmë njerëz që nuk duhet t’i kishim lejuar kurrë,” u tha Rubio gazetarëve.
Khalil u mor nga shtëpia e tij dhe u vendos për deportim, por avokatët e tij arritën ta ndalonin përkohësisht procesin, duke sfiduar ligjshmërinë e arrestimit. Megjithatë, ai nuk ishte në SHBA me vizë studentore, por si rezident i përhershëm me karton jeshil.
Ndërkohë, agjentët federalë bastisën dy studentë të tjerë të Kolumbias, vetëm disa orë pasi Donald Trump bëri thirrje për ndryshime në kurrikulën universitare. Nuk u raportuan arrestime nga këto bastisje, përcjell albinfo.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









