Lajme
Anketa: Austriakët dhe gjermanët ende preferojnë paratë e gatshme
Sipas një sondazhi, austriakët dhe gjermanët janë ndër të paktët evropianë që ende kanë një preferencë të madhe për përdorimin e parasë së gatshme. Në të shtatë vendet e tjera evropiane të anketuara nga instituti i kërkimit të tregut YouGov për firmën konsulente BearingPoint, pagesa pa kontakt me kartë është metoda e preferuar.
Sipas sondazhit online, 73% e austriakëve dhe 69% e gjermanëve raportuan se përdorin para të gatshme më shpesh.
Një e treta e pjesëmarrësve (38%) nga të gjitha vendet besojnë se brenda dhjetë viteve të ardhshme mund të ketë një largim nga paratë e gatshme, transmeton albinfo.at. Megjithatë, në Austri, vetëm 19% e 1025 të anketuarve mendojnë se mund të jetonin pa para të gatshme deri atëherë, ndërsa në Gjermani, këtë pikëpamje e ndajnë 33% e 2019 të anketuarve.
Tendenca drejt metodave të pagesave digjitale
Në të nëntë vendet, ku u anketuan gjithsej 10,222 të rritur, pjesëmarrësit mund të imagjinonin përdorimin e metodave dixhitale të pagesës më shpesh në dy vitet e ardhshme. Irlanda kryeson, me 40% të të anketuarve që konsiderojnë përdorimin më të shpeshtë të pagesave me kartë dhe 39% presin më shumë pagesa celulare nëpërmjet smartfonit ose orës inteligjente.
Pagesat me karta pa kontakt dominojnë në vendet nordike
Pagesat pa kontakt janë veçanërisht të njohura në Finlandë (89%), Danimarkë (76%) dhe Suedi (75%), ku janë shumë më përpara se metodat e tjera të pagesës, shkruan theinternational.
Në këto vende nordike, njerëzit përdorin para më rrallë. Në Finlandë, 46% e të anketuarve thanë se përdorin shpesh para të gatshme, në Danimarkë ishte 35%, dhe në Suedi ishte 28%. Pjesëmarrësit e anketës mund të përmendin deri në pesë mënyra të ndryshme pagese kur t’i përgjigjen pyetjes.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












