Shkurt.ch
Vështirësohet qarkullimi në zona të ndryshme të Zvicrës
Reshjet e mëdha të shiut gjatë të premtes dhe të shtunës kanë shkaktuar rritje të nivelit të ujit në lumin Rajnë. Për pasojë është ndërprerë përkohësisht lundrimi i anijeve në mes të Rheinfelden-it (Aargau, Zvicër) dhe Kembs-it (Francë). Sipas Zyrës Federale për ambient, niveli i lejuar për lundrim është tejkaluar gjatë natës në mes të të premtes dhe të shtunës.
Por jo vetëm Rajna është bërë e palundrueshme. Edhe lumi Limmatt që kalon përmes qytetit të Cyrihut me ngritjen e nivelit të ujit paraqet problem për anijet. Në të vërtetë me këtë ngritje, anijet që lundrojnë nga liqeni nëpër lumin Limmatt duhet të heqin dorë nga lundrimi në këtë të fundit. Kjo për shkakun se këto anije nuk munden më të kalojnë nën urat e lumit. Për këtë arsye është ndaluar lundrimi i anijeve nëpër lumin Limmatt.
Nga ana tjetër në perëndim të Zvicrës rreziku nga vërshimet vazhdon të jetë më i madh se në zonat tjera. Lumi Arve në Gjenevë ka sjellë më shumë ujë se në gjithë historinë e matjes që ka filluar para 80 vitesh.
Ndërsa në disa komuna të Valisit të poshtëm janë vërshuar dhe përmbytur disa rrugë ndërsa një numër shtëpish janë dëmtuar.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










