Shkurt.ch
Shiu nuk pengon manifestimet kushtuar 1 Majit
Në shumë qytete të Zvicrës janë organizuar marshe protestuese dhe tubime të sindikalistëve dhe partive politike të majta që tradicionalisht e shënojnë këtë festë
Shiu i madh që po bie pa pushim në pothuaj gjithë Zvicrën, nuk ka qenë pengesë pë grumbullimin e mijëra qytetarëve nëpër sheshe për të shënuar Ditën e Punës, Një Majin. Me këtë rast, në shumë qytete të Zvicrës janë organizuar marshe protestuese dhe tubime të sindikalistëve dhe partive politike të majta që tradicionalisht e shënojnë këtë festë.
Në Bazel, nën reshje të pandërprerë të shiut janë tubuar rreth njëmijë veta në demonstratën e organizuar nga sindikatat. Vania Alleva, bashkëkryetare e sindikatës Unia në fjalën e saj ka folur kundër qëndrimit të kursimit të paarsyeshëm, nga i cili, në kuadrin e debatit mbi kursin e frangut po përfitojnë neoliberalët.
Në Freiburg para të tubuarve ka folur kryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës Christian Levrat. Ai ka bërë thirrje për më shumë solidaritet në fushën e politikës së migracionit pastaj edhe ndaj të punësuarve të moshuar, grave etj.
“Në Zvicrën e pasur nuk është në rregull që njeriu 50 vjeçar të frikësohet për humbjen e vendit të tij të punës”, ka thënë ai. Levrat ka folur edhe për diskriminimin e grave në paga, raporton srf.ch.
Ndërsa në Cyrih, në sheshin Sechseläutenplatz janë tubuar rreth 10 mijë veta që kanë protestuar kundër dumpingut të pagave, luftës dhe krizës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










