Futboll
Presidenti i Federatës Zvicerane të futbollit ‘i mahnitur’ me progresin e futbollit shqiptar
Presidenti i Federatës Zvicerane, Dominique Blanc viziton “Shtëpinë e Futbollit”, vlerëson zhvillimin e madh të FSHF-së & futbollit shqiptar
Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe Drejtori Administrativ i FSHF, Aldi Topçiu.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe diskutimi i projekteve të ndryshme mes federatave, njofton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Kreu i Federatës Zvicerane inspektoi ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ai pa nga afër terrenet stërvitore, qendrën e stërvitjes për ekipin kombëtar, ambientet e brendshme të administratës dhe muzeun, ku pati mundësinë të njihej me historinë e futbollit shqiptar.
Federata zvicerane ka në program ndërtimin e një qendre sportive dhe për këtë arsye Presidenti Blanc pati shume interes për të vizituar në detaje Shtëpinë e Futbollit.
Në një prononcim për fshf.org, Presidenti Blanc u shpreh i impresionuar nga arritjet e FSHF-së, e veçanërisht për projektin “Uniforma ime”, ku Federata ofron falas materiale stërvitore për të rinjtë që bëhen pjesë e futbollit.
“Së pari, dua t’ju falënderoj shumë për ftesën. Jam mjaft i impresionuar nga ajo që kam parë këtu, një federatë me zhvillim të madh, me mjete shumë moderne për të zhvilluar futbollin në Shqipëri. Kam parë gjithçka. Jam i impresionuar veçanërisht për faktin se si Federata ofron falas për futbollistët e rinj set të plotë materialesh bazë për t’u stërvitur. Kjo është hera e parë që dëgjoj për diçka të tillë dhe dua t’ju them urime. Vura re më tej që në çdo sektor të futbollit ka një zhvillim të fortë dhe gatishmëri për ta çuar futbollin përpara. Kam përshtypje shumë të mira” – tha kreu i qeverisë së futbollit zviceran, ndërsa kujtoi ndër të tjera edhe ndeshjen Shqipëri – Zvicër, e luajtur më 11 qershor 2016 në finalet e “Euro 2016” në Lens të Francës.
“Do të thoja se historia më interesante që kam me futbollin shqiptar ishte ndeshja e famshme me Zvicrën në vitin 2016 në Francë, ku Kombëtarja juaj mori pjesë për herë të parë në finalet e një Evropiani. Një ndeshje fantastike në Lens të Francës mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Nuk duhet të harrojmë se kemi shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Në atë ndeshje në fushë me Zvicrën kishte lojtarë me origjinë shqiptare. Ndeshja ishte e një niveli shumë të lartë, kishte edhe shumë emocione. Dhe kjo është miqësia që futbolli na ofroi asokohe”, theksoi Dominique Blanc.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve













