Shkurt.ch
Humb jetën në aksident kosovari 24 vjeçar
Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Full-Reuenthal (kantoni Aargau) ka humbur jetën një kosovar i moshës 24 vjeçare. Nga shkaqe ende të panjohura, ai me makinën e tij VW Golf ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një pemë. Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa që i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan 20min.ch.
Aksidenti me fatalitet ka ndodhur të shtunën rreth orës 15.20. Siç bën të ditur Policia Kantonale e Aargaut, kosovari ishte duke shkuar në drejtim të Leibstadt-it, kur makina kishte rrëshqituar jashtë rrugës dhe kishte goditur drurin, transmeton albinfo.ch.
Një person i tretë kishte njoftuar policinë por kur ajo kishte ardhur, e kishte gjetur të riun pa shenja jete.
Rruga Rheintalstrasse ka qenë e bllokuar për trafik deri në orën 22.15. Prokuroria shtetërore Brugg ka nisur hetimet lidhur me rrjedhën e aksidentit ndërsa policia është në kërkim të dëshmitarëve.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










