Kosova
Aksion i policisë në veri – mbyllen dy qendra ilegale
Policia e Kosovës ka nisur bastisjen e Qendrave për Punë Sociale të cilat dyshohet se kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë në katër komunat veriore të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani, theksoi se ky aksion është pjesë e hetimeve që lidhen me arrestimin e katër zyrtarëve të këtyre qendrave, të cilët janë arrestuar më 8 shkurt 2025, një ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Sipas tij, ata dyshohet se kanë thirrur qytetarë të ndryshëm dhe nën kërcënimin e tërheqjes së ndihmave sociale, i kanë udhëzuar se si të votojnë në favor të një partie të caktuar politike.
“Më 08 shkurt 2025 një dite para zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë, kishim arrestuar 4 persona (zyrtar të Qendrës për Pune Sociale në Zubin Potok) në lidhje me veprën ‘Cenim i përcaktuesve të votuesve’.
Në fakt këta zyrtar të qendrës për punë sociale e cila ishte në strukturë paralele/ilegale dyshohej se kanë thirr qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si të votojnë duke i kushtëzu ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë”, ka thënë Elshani për telegraf.
E sipas tij, lidhur me punën e tyre hetimore e kanë njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga të cilët kanë kërkuar që të ju lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qëllim të zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve.
“Prokuroria Themelore në Mitrovice e ka aprovu kërkesën tonë dhe e ka dërgu kërkesën e vet për urdhër të kontrollit në Gjykatë gjë të cilën edhe e ka marrë dhe tani jemi në kontroll të këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës. Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do të njoftojmë prokurorin me të gjeturat e cila mandej do të vendos për hapat e mëtejmë. Deri më tani dy qendra janë mbyllur, e dy janë në proces”, ka thënë Elshani.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













