Lajme
Macron kritikon Trumpin për shkak të ‘dobësisë’ ndaj Putinit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të udhëtojë për në Uashington për të tentuar që ta bindë presidentin amerikan, Donald Trump, se interesat e tij janë në linjë me aleatët evropianë dhe se shfaqja e ndonjë dobësie karshi Vladimir Putinit të Rusisë do ta bënte më të vështirë që të merrej me Kinën dhe Iranin.
“Trumpin e njoh. E respektoj dhe besoj se ai më respekton mua”, tha Macron.
“Do t’i them atij: thellë, thellë, nuk mund të tregosh dobësi përballë presidentit Vladimir Putin. Kështu nuk jeni ju dhe kjo nuk është në interesin tuaj”, shtoi Macron gjatë përgjigjeve në pyetjet që iu parashtruan në mediat sociale.
Macron tha se pasiguria për mënyrën se si Trumpi po e trajton pushtimin trevjeçar rus të Ukrainës është shqetësuese për aleatët e SHBA-së, sepse ai mund të negociojë diçka që është e pamjaftueshme, por kjo gjithashtu po krijon pasiguri për Putinin dhe është diçka që duhet të përdoret për të ndihmuar në negociata.
“Fjala është pasiguria. Donald Trumpi krijon pasiguri te të tjerët sepse ai do të bëjë marrëveshje, kështu që Donald Trumpi duke krijuar pasiguri për Vladimir Putinin është një gjë e mirë”, tha Macron, duke shtuar se presidenti rus nuk e di se çfarë do të bëjë Trumpi dhe si mund të reagojë.
Macron pritet që të hënën të qëndrojë në Uashington, ku do të zhvillojë bisedime me Trumpin, teksa evropianët po synojnë që të kenë një rol kyç në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe po bisedojnë se si të ofrojnë garanci të sigurisë për Kievin nëse do të arrihet një armëpushim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












