Kosova
Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes, duke iu referuar nënshkrimit të marrëveshjes të Kosovës me kompaninë turke “MKE” për funksionalizimin e fabrikës së municioneve.
Kurti u takua me Fidanin të shtunën në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.
Shefi në detyrë i ekzekutivit gjithashtu pati mirënjohjen për kontributin e Turqisë në mbështetjen që i jep Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Kryeministri tha se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje. Ai e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë për Kosovë në rrafshin ndërkombëtar, kontributin në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe partneritetin në zhvillimin e industrinë vendore të mbrojtjes me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës së municionit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Kurti me ministrin kroat flasin për mundësitë e bashkëpunimit në mbrojtje
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministrin kroat të Mbrojtjes, Ivan Anushiq, në Munih ku po zhvillohet Konferenca e Sigurisë për të dytën ditë.
Ata diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
“Krahas marrëdhënieve bilaterale, bashkërendimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e mbrojtjes, diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.
Kurti ka theksuar se Kosova dhe Kroacia ndajnë vlerat dhe këndvështrimin mbi situatën gjeopolitike dhe se pajtohen për historinë.
Ndërkohë, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime. Ajo ka takuar të shtunën delegacionin e kongresistëve amerikanë, e ka thënë se mbështetja e Kongresit amerikan ka luajtur rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës. Më vonë, ajo ka takuar edhe deputetë të partisë gjermane CDU.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












