Kosova
Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar parime demokratike
Kaja Kallas dhe Marta Kos kanë folur për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë dhe kanë deklaruar se Bashkimi Evropian pret që të formohen Kuvendi dhe Qeveria e re
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të jashtme e siguri, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, duke folur për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë më 9 shkurt 2025, kanë deklaruar se Bashkimi Evropian pret që të formohen Kuvendi dhe Qeveria e re dhe se do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian, përcjell albinfo.ch.
Në këtë deklaratë, ata theksuan se populli i Kosovës ka ushtruar të drejtën e tij demokratike për të votuar në zgjedhjet parlamentare të rregullta. Bashkimi Evropian ka dërguar një Mision Vëzhgues Zgjedhor (EOM) për të monitoruar procesin zgjedhor dhe për të ofruar rekomandime pas zgjedhjeve.
Në deklaratën e tyre, Kallas dhe Kos shprehen se zgjedhjet ishin të qeta dhe konkurruese, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve dhe aplikimin e një ligji të ri zgjedhor. Ata vlerësojnë se fushata ishte aktive dhe se procesi zgjedhor ka treguar angazhim të fortë për parimet demokratike.
Po ashtu, ata theksuan se Bashkimi Evropian pret që Kuvendi dhe Qeveria e re të formohen në përputhje me vullnetin e popullit dhe se do të vazhdojnë të mbështesin autoritetet e Kosovës në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian, përfshirë zbatimin e angazhimeve të saj, sidomos në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Në fund, ata e vlerësuan kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, duke shtuar se Komisioni Evropian është i gatshëm të ofrojë një opinion për këtë kërkesë sa herë që Këshilli ta kërkojë atë.
Po ashtu kanë bërë thirrje që Kosova të angazhohet përgjegjshëm në bashkëpunim rajonal dhe t’i zbatojë marrëveshjet.
“I bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen në bashkëpunim rajonal të përgjegjshëm dhe të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme për që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj europiane. Kosova pritet të implementojë angazhimet e saj që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e Dialogut të kaluara pa vonesa apo kushte të tjera. Nuk ka alternativë për Dialogun të lehtësuar nga BE. Kosova dorëzoi një kërkesë për anëtarësim në BE në dhjetor 2022. Komisioni mbetet në dispozicion për të përgatitur një Opinioni mbi kërkesën për anëtarësim të Kosovës sa herë që Këshilli ta kërkojë atë”, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg Artistja kosovare prezantohet për herë të parë në Suedi me ekspozitën “…why do you hold back?”... -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence”
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












