Lajme
Atmosferë e tensionuar në Maqedoni
Një atmosferë e zymtë është e pranishme edhe në rrugën që nga qyteti i Kumanovës çon drejt fshatit të skajshëm Goshnicë, aty ky sot në orët e hershme të mëngjesit persona të armatosur ndërhynë në postën kufitare policore dhe mbajtën peng katër policët që ishin roje kujdestare në brezin kufitar me Kosovën.
Nga fshati Likovë ku është edhe selia periferike e kësaj komune rurale e deri në fshatin malor Goshincë ka prani të shtuar policore. Njësitet speciale dhe forcat e rregullta policore me jelekë antiplumbë dhe kallashnikovë patrullojnë në një hapësirë me perimetër prej 15 kilometrave.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në komunikatën e saj zyrtare theksoi se sulmi është kryer nga 40 persona me uniforma të UÇK-së dhe se ata mes vete kishin folur në gjuhën shqipe.
“Sulmuesit e armatosur kanë ndërhyrë dhe kanë mbajtur peng katër policët kufitar, tre prej të cilëve i kanë lidhur, ndërsa njërin prej tyre e kanë rrahur. Ndërsa më pas katër policët janë lënë të lirë dhe se u janë konfiskuar armët”, theksoi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski duke theksuar se bëhet fjalë për një sulm terrorist ndaj institucioneve të sigurisë.
Policia po vazhdon të jetë e përqendruar në këtë zonë me mjete transportuese ushtarake. Banorët e kësaj zone malore legjitimohen pranë çdo pikë të kontrollit. Selver.O, një banorë i fshatit Goshincë theksoi për Albinfo.ch se janë legjitimuar nga policia dhe se ata tani për tani nuk kanë ndërmend të shkojnë në fshat.
“Ne kemi shtëpi edhe në Kumanovë, por edhe në fshat, ku gati çdo ditë shkojmë për shkak se kemi tokën bujqësore dhe se shpesh jemi atje. Sot kemi vërejtur një prani të shtuar policore, pas atij incidenti për të cilin nuk dimë se çka ka ndodhur, sepse zona ku është posta policore është e siguruar dhe nuk lejohet kalimi andej. Ne planifikuam të shkojmë në fshat dhe jemi kthyer menjëherë sapo kemi parë situatën e tensionuar”, theksoi Selveri.
Zona kufitare vazhdon të ndiqet edhe nga helikopterë të policisë, ndërsa nga orët e para të mëngjesit në terren janë edhe ekipet e OSBE-së.
Nexhati Osmani, sekretar i komunës së Likovës thekson se nuk kanë njohuri më të detajuar se çfarë po ndodhë në zonën e tyre dhe se sipas tyre, banorët kanë hallet e përditshmërisë dhe ekzistencës sociale. “Ne nuk kemi ndonjë informatë më të detajuar, por gjithçka jemi njoftuar nga mediat. Shumë njerëz nuk e dijnë se çfarë në të vërtetë po ndodhë dhe për çfarë skenari bëhet fjalë. Kjo zonë ka mbijetuar një luftë dhe ne e dijmë më së mirë se si është të përjetosh ate”, deklaroi Osmani.
Vladimir Pivovarov, profesor i sigurisë në Universitetin FON në Shkup thekson për albinfo se kjo situatë është shumë kontradiktore dhe se sipas tij, asnjëherë grupet e armatosura apo terroriste nuk përcjellin kërkesat e tyre në këtë mënyrë.
“Informatat e deritanishme që i kemi në dispozicion, sidomos deklarata e zëdhënësit të MPB-së, për incidentin në postën kufitare policore, nuk korrespondojnë me realitetin. Grupet e armatosura apo ato terroriste asnjëherë nuk përcjellin apo shpalosin kërkesat e tyre në këtë mënyrë. Këto grupe gjithmonë në raste konkrete legjitimohen me kërkesat e tyre, gjë që në këtë rast nuk ka ndodhur kjo. Por, duke pasur parasysh krizën politike në Maqedoni, kjo është mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendjen. Kjo është rruga më e keqe e organizatorëve të këtyre veprimeve për të tërhequr vëmendjen duke inskenuar konflikte ndëretnike”, theksoi profesori Pivovarov.
Sipas tij, edhe incidentet që ishin me sulmet me granata të Qeverisë në Shkup asnjëherë nuk janë zbardhur dhe kjo lë për dyshuar shumë, për shkak se incidentet e tilla po ndodhin në situatë të krizës së thellë politike.
Edhe eksperti për çështje të sigurisë rajonale, Naim Maloku ka komentuar për Albinfo.ch, incidenti që ka ndodhur në pjesën e Maqedonisë, pranë kufirit me Kosovën.
“Ky skenar i përgatitur dhe i realizuar si duket nga pjesa proqeveritare e shërbimit sekret Maqedonas, i konvenon politikës aktuale dhe Qeverisë për të orientuar në drejtim tjetër vëmendjen e opinionit dhe për të fituar kohë para konfliktit të pashmangshëm në mes të fraksioneve tani brenda shërbimit sekret shtetëror. Pra qeveria aktuale për të shpëtuar vetën e gjene këtë skenar si më i përshtatshmi edhe për vet faktin se ende janë të freskëta kujtimet nga konflikti i fundit në Maqedoni dhe veprimi i UÇK –së atje”, deklaroi Naim Maloku.
Lidhur me incidentin kanë reaguar edhe partitë politike dhe organizatat joqeveritare, duke apeluar për qetësi dhe shmangie të çdo tendence për tensionimin e situatës së sigurisë.
Naser Pajaziti
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













