Lajme
Shqipëri: Mbi 184 mijë kërkesa për regjistrime nga jashtë, 117 016 të miratuara
Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë, kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë që kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar ka arritur shifrën 184 040, nga të cilat 181 752 janë shqyrtuar, ndërsa deri sot, në orën 19:25, janë miratuar 117 016 kërkesa, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave janë refuzuar 64 734 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë.
Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 109 052 kërkesa, ndërsa femrat janë 74 989.
Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 70 437, e ndjekur nga Greqia me 51 564, Gjermania me 20 994, si dhe nga SHBA me 12 622.
Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 35 482, më pas vijnë qarqet Fier me 24 604 kërkesa, Durrës me 19 587, Elbasan me 18 596 etj.
Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania Erdhi për pushime në vëndlindje, humb jetën në aksident ... -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy”
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










