Kosova
Misioni i KiE: Kosova mbajti zgjedhje paqësore, vonesa e publikimit të rezultateve – mangësi
Kryetarja e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Petra Bayr ka deklaruar se në përgjithësi Kosova mbajti zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe paqësore.
Ajo ka theksuar se këto zgjedhje kanë shfaqur një reliev politik, në të cilin janë përfaqësuar si komuniteti shumicë, ashtu edhe ai pakicë. Megjithatë, ajo ka përmendur disa nga sfidat që janë paraqitur nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë.
Në konferencën për media, ajo ka theksuar se zgjedhjet janë mbajtur në përputhje me ligjin e zgjedhjeve të vitit 2023, i cili në përgjithësi ofron një kornizë të përshtatshme.
“Kemi pas zgjedhje gjithëpërfshirëse, paqësore në Kosovë, ishte shumë cilësor i gjithë procesi i zgjedhjeve. Votuesit e Kosovës e kanë demonstruar zotimin e tyre për demokraci duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tension…Këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilën janë përfaqësuar edhe komuniteti shumicë dhe pakicë dhe për më shumë pjesëmarrja e serbëve të Kosovës që kanë pasur një gamë të gjerë të zgjedhjes politike, kanë kontribuuar edhe më shumë në procesin demokratik. Delegacioni prej 24 vetash është përbërë nga 18 anëtar parlamenti, përfaqësues të Komisionit të Venecias, dhe personeli që kanë vëzhguar zgjedhjet në Kosovë ndërmjet 7 dhe 8 shkurtit”, ka thënë ajo, transmeton albinfo.ch.
Ajo ka theksuar se publikimi online i vonuar i rezultateve preliminare po ashtu është parë si mangësi.
“Mediat nuk kanë pasur një rregullore, për mediat sociale, ka pas edhe probleme për funksionimin e komisionit të pavarur të mediave, për transparencë së mediave..Publikimi online i vonuar i rezultateve preliminare po ashtu është parë si mangësi… Raporti i delegacionit do të diskutohet në sesionin e prillit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Komisioni i Evropës është i gatshëm të bashkëpunojë me pikëpamjet se si mund të përmirësohet tutje korniza zgjedhore e Kosovës”, thotë ajo.
Sipas saj, ngritja e vetëdijes dhe mundësitë për të ju ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta duhet të përkrahet më tepër.
“Zgjedhjet janë bërë në përputhje me ligjin e zgjedhjeve të vitit 2023 i cili në përgjithësi ofron një kornizë të përshtatshme për zgjedhjet. Kemi parasysh që ligji është për të ofruar transparencë më të madhe, mungesa e qartësisë për pakicat nëpër komisionet lokale, këto komunat jo shumicë duhet të adresohen problemet nëpër to, dhe kemi tejkalim të shpenzimeve, nuk janë paraqit të gjitha shpenzimet për fushatën pas zgjedhore, çka nuk është në përputhje me atë që parasheh dispozita evropiane dhe vota për gra do të ndikojë po ashtu edhe gjuha e urrejtës kundër grave. Ka pasur edhe një efekt në pjesëmarrjen e tyre dhe dukshmërinë e tyre. Ngritja e vetëdijes dhe mundësitë për të ju ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta duhet përkrahur më tutje”, ka shtuar tutje ajo.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit












