Kosova
Reagon Oda Ekonomike Amerikane: Sulmet verbale të Kurtit ndaj mediave, nxitje e drejtpërdrejt e dhunës
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka reaguar duke shprehur shqetësimin lidhur me sulmet verbale të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ndaj gazetarëve.
Në reagimin e OEAK-së, thuhet se në një ditë kur qytetarët e Republikës së Kosovës demonstruan demokracinë në veprim, sulmet e tilla jo vetëm që përbëjnë një sulm ndaj lirisë së shprehjes, por gjithashtu përbëjnë një nxitje të drejtpërdrejt të dhunës ndaj medies në fjalë, duke vënë në rrezik dhjetëra gazetarë dhe qindra punonjës të kësaj organizate.
“Sulmet e vazhdueshme verbale ndaj bizneseve, disa mediave dhe opinionistëve gjatë ditëve të fundit, si dhe ndaj prokurorëve dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit, cenojnë liritë themelore, për promovimin e të cilave shoqëria kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë janë angazhuar dhe kanë investuar për vite me radhë. Për më tepër, sulmet ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë jo vetëm që shkelin parimin e ndarjes së pushteteve, por gjithashtu bien ndesh me parimin themelor të sundimit të ligjit, i cili ndalon ushtrimin arbitrar të pushtetit. Veprime të tilla dërgojnë sinjalin më negativ të mundshëm për qytetarët, bizneset vendore dhe investitorët e huaj, duke rritur pasigurinë juridike në Kosovë”, thuhet në reagim, përcjell albinfo.ch.
Tutje, thuhet se kjo odë beson fuqishëm se liria e shprehjes duhet të respektohet në Kosovë, se pavarësia e të gjitha institucioneve duhet të garantohet dhe se ekzekutivi duhet të bashkëpunojë me të gjitha shtyllat e qeverisjes dhe institucionet joshtetërore, të cilat luajnë një rol kyç në avancimin e demokracisë dhe promovimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë. Kosova duhet të mbetet një vend ku qytetarët e saj dëshirojnë të jetojnë dhe ku ndërmarrjet private mund të lulëzojnë pa frikën e veprimeve arbitrare.
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












