Kosova
Bilanci i Prokurorisë: Deri në orën 15:00 6 të arrestuar për shkelje të së drejtës së votës
Për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që po mbahen sot, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e votës, tha prokurorja Laura Pula, përcjell albinfo.ch.
“Në tërë Republikën e Kosovës po kujdestarojnë deri në 100 prokurorë në 38 komuna. Që nga ora 7 e mëngjesit, jemi gardianë të ruajtjes së votës së sovranit. Po përpiqemi të jemi të pranishëm në momentet kritike dhe të iniciojmë çdo rast që lidhet me shkelje të mundshme të së drejtës së votës, e cila përbën një kapitull të veçantë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe përfshin 11 vepra penale kundër së drejtës së votimit.”, tha Pula.
Ajo tha se deri rreth orës 15 janë arrestuar gjashtë persona, në tri raste, të cilët janë në ndalim, me qëllim të mbledhjes së hetimeve.Pula tha se këto raste nuk mund t’i konsiderojnë të vogla apo të mëdha, por a mund të prishin imazhin.
“Ne mund të themi jo por kanë vepruar kundër ligjit. Për shkak të veprimeve të kundërligjshme do të kenë edhe pasojat për ta. Prokurori i shtetit në këtë mision e ka mision mbrojtjen e votës.“Në çdo portal që publikohet ndonjë parregullsi që brenda apo jashtë ne mund të veprojmë, ne menjëherë merremi me atë informatë edhe në at rast prokuroria kompetente në koordinim me hetuesinë po merren”, thotë Pula.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











