Kosova
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë detaje lidhur me procesin e nesërm të zgjedhjeve.
KQZ tashmë ka bërë të ditur se ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë dhe fletëvotimet, për në komunat e Republikës së Kosovës, ndërkohë, pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nis numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që i mundëson këtij institucioni publikimin e shpejtë të rezultateve preliminare.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se materialet janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në orët e hershme të së dielës, do të shpërndahet në qendrat e votimit.
“Sipas planifikimeve, është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, përfshirë dhe fletëvotimet, për në komunat e Republikës së Kosovës. Materialet janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në orët e hershme të së dielës, do të shpërndahet në qendrat e votimit, në të cilat procesi i votimit do të fillojë në orën 07:00. Numri i qendrave të votimit që do të hapen më 9 shkurt 2025 është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt me gjithsej 2,533 vendvotime dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote, emrat e të cilëve janë të shpërndarë ne 903 qendra të votimit apo në 2,533 vendvotimet e tyre, pra për votimin brenda në Kosovë, është: 1,970,944”, tha Elezi për KP.
Ai ka dhënë detaje se cilat vota do të numërohen nesër pas mbylljes së vendvotimeve.
“Sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta, 28,450 për votimin me kusht, 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike. Andaj, sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 323,218 apo 15.57% fletëvotime më pak se numri i votuesve… Në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike. Kjo ia mundëson KQZ-së, që brenda një kohe të shpejt të publikojë rezultatet preliminare për subjektet politike. Një ditë më pas, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, ne Qendra Komunale të Numërimit, do të fillojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimit, pra vota për kandidatët për deputetë”, shtoi Elezi, transmeton albinfo.ch.
Elezi është deklaruar edhe për risinë e këtyre zgjedhjeve e që është vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit.
“Vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet me qellim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim. Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë kabina e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënjimin e preferencës së votuesit. Ruajtja e regjistrimeve të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të atyre nga vendvotimet ku evidentohen parregullsi me qellim që t’iu ofrohen institucioneve ligj zbatuese. Në ditën e zgjedhjeve, KQZ nuk do t’i monitoroje këto kamera, pra regjistrimi nga ana e tyre do të behet në mënyrë pasive dhe se qasja në videoregjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligj zbatuese”, u shpreh ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂
Jeta në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen












