Lajme
Trump: Gaza do t’i dorëzohet SHBA-së nga Izraeli në fund të luftimeve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të enjten se Izraeli do t’ia dorëzojë Rripin e Gazës SHBA-së pas përfundimit të luftimeve, dhe se atje nuk do të nevojitet dërgimi i trupave amerikane.
“Rripi i Gazës do t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara nga Izraeli në përfundim të luftimeve. Palestinezët do të ishin vendosur tashmë në komunitete shumë më të sigurta dhe më të bukura, me shtëpi të reja dhe moderne, në rajon”, ka thënë Trump në një postim në “Truth Social” lidhur me komentet e tij për Gazën këtë javë, të cilat kanë nxitur reagime të shumta, raporton Reuters.
“SHBA-ja, duke punuar me ekipe të mëdha zhvillimi nga e gjithë bota, do të fillonte ngadalë dhe me kujdes ndërtimin e asaj që do të bëhej një nga zhvillimet më të mëdha dhe më spektakolare të këtij lloji në Tokë. Nuk do të kishte nevojë për ushtarë nga SHBA-ja! Stabiliteti për rajonin do të mbretëronte!!!”, ka shtuar ai.
Në fillim të kësaj jave, Trumpi ka thënë se SHBA-ja do ta marrë nën kontroll Rripin e Gazës dhe se palestinezët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të zhvendosen në vendet fqinje, si Jordani dhe Egjip.
Ai nuk ka shpjeguar se si dhe nën çfarë autoriteti mund të marrin Shtetet e Bashkuara tokën e Gazës.
Deklarata e Trumpit vjen në kohën kur pritet të nisin bisedimet për fazën e dytë të armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.
Faza e parë e armëpushimit ka hyrë në fuqi më 19 janar dhe do të zgjasë 42 ditë. Gjatë kësaj kohe do të lirohen një pjesë e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi, në këmbim me qindra të burgosur palestinezë në Izrael.
Faza e dytë e arëmpushimit parasheh lirimin e pengjeve të tjera dhe tërheqjen totale të trupave izraelite nga Gaza. Nëse kjo marrëveshje arrihet, atëherë konsiderohet fundi i plotë i luftës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













