Lajme
Pse Trump po kërcënon me tarifa?
Nga e marta, tarifat prej 25% do të godasin mallrat kanadeze dhe meksikane që hyjnë në SHBA, me 10% edhe për mallrat kineze. Por pse?
Kanada:
Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se tarifat ishin “të nevojshme për t’i mbajtur përgjegjës Kinën, Meksikën dhe Kanadanë për premtimet e tyre për të ndalur shpërndarjen e drogave helmuese në SHBA”.
Trump gjithashtu i ka kërkuar vazhdimisht Kanadasë që të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.
Në platformën e tij “Truth Social”, ai pretendoi se SHBA paguan “qindra miliarda dollarë” për të subvencionuar Kanadanë dhe sugjeroi që “pa këtë subvencion masiv, Kanadaja pushon së ekzistuari si një vend i zbatueshëm”.
“Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më e mirë ushtarake për popullin e Kanadasë – DHE JO TARIFA”, shkroi Trump.
Meksika:
Ashtu si me Kanadanë, presidenti amerikan ka deklaruar se droga dhe siguria kufitare qëndrojnë pas tarifës 25% për mallrat meksikane, duke përmendur “kërcënimin e madh të të huajve të paligjshëm dhe drogave vdekjeprurëse që vrasin qytetarët, duke përfshirë fentanil”, shkruan BBC.
Kina:
Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump paralajmëroi për tarifa deri në 60% për mallrat kineze. Ai ka vendosur 10% tani për tani, por tarifat deri në 25% u vendosën gjatë mandatit të tij të parë.
“Ne do t’i themi Kinës që nëse vazhdoni të dërgoni fentanil në Meksikë ose në ndonjë vend tjetër dhe ai vjen në vendin tonë, ne do t’ju ngarkojmë një tarifë prej 25% për gjithçka që shisni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha republikani.
BE:
Ndërsa kërcënimet ndaj BE-së duken më shumë të lidhura me deficitet tregtare – kjo është kur një vend importon më shumë nga një vend sesa eksporton.
“Ata nuk marrin veturat tona, nuk marrin produktet tona bujqësore, ata nuk marrin pothuajse asgjë dhe ne u marrim gjithçka”, tha Trump.
“Miliona vetura, sasi të jashtëzakonshme ushqimesh dhe produkte bujqësore”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro











