Lajme
Situatë alarmante me tërmetet në ishullin Santorini në Greqi, a po rrezikohet shpërthim vullkani?
Një situatë alarmante raportohet nga ishulli grek i Santorinit, ku më shumë se 200 lëkundje sizmike janë regjistruar gjatë 3 ditëve të fundit.
Tërmeti më i fuqishëm ka pasur një magnitudë prej 4.6 ballë shkallës së Rihterit, me epiqendër pranë ishullit të pabanuar Anidros, pranë Santorinit.
Mediat raportojnë se shumë turiste po kërkojnë të largohen nga ishulli.
Një mbledhje urgjente u zhvillua mbrëmjen e të dielës nën drejtimin e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për të vlerësuar situatën. Forcat e Emergjencës janë dërguar në zonë me ekipe shpëtimi dhe pajisje dron.
Shkollat janë mbyllur dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të ndihmuar në rast emergjence. Autoritetet detare kanë udhëzuar pronarët e mjeteve lundruese të jenë në gatishmëri për evakuim të mundshëm.
Frika ishte se ndoshta një tërmet i fuqishëm do të aktivizonte vullkanin e fjetur në ishull, por një gjë e tillë është përjashtuar këtë herë nga ekspertët.
Megjithatë rreziku i një tërmeti deri në 6 shkallë të Rihterit nuk përjashtohet.
Santorini është një ishull i krijuar pas një shpërthimi vullkanik 3500 vjet më parë dhe ndodhet në një zonë sizmike me intensitet të lartë.
Tërmeti i fundit që goditi ishullin ka qenë 7.5 ballë dhe ndodhi pothuajse 70 vjet më parë. Tërmeti shkaktoi 100 viktima, shkatërroi plotësisht 35% të banesave dhe u pasua nga një cunami. Ekspertët thonë se nuk ka frikë për një tërmet të tillë, pasi do t’i duhen rreth 1 mijë vjet për t’u përsëritur.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










