Lajme
Tarifat e paralajmëruara të Donald Trump, Gjermania – shteti që do ta pësonte më së shumti
Gjatë vitit 2023, rreth 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian eksportuan më shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sesa importuan. Agjencia e statistikave të BE-së, Eurostat, ka bërë të ditur se, vendi me suficitin më të madh ishte Gjermania, e ndjekur nga Italia dhe Irlanda.
Në bazë të kësaj, nëse presidenti amerikan, Donald Trump, do të vendoste tarifa ndaj Bashkimit Evropian, ashtu siç ka paralajmëruar, Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së, mund të goditet më rëndë. Mbi 30% e të gjitha eksporteve të mallrave transatlantike të BE-së ishin nga Gjermania në vitin 2023, raporton BBC.
Trumpi është ankuar vazhdimisht për eksportet e veturave e të BE-së në SHBA, duke thënë se më pak automjete amerikane pranohen nga BE-ja. Ndërkohë shumica e eksporteve të Gjermanisë ishin vetura dhe makineri, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










