Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Aksioni “Vardar” zbulon grupin që falsifikonte para për në Kosovë dhe shtetet e tjera
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se si rezultat i aksionit “Vardar”, 10 persona janë arrestuar nën dyshimin për falsifikim dhe vënien në qarkullim të parave të falsifikuara.
Sipas njoftimit, aksioni ka filluar pas formimit të një grupi të organizuar kriminal, që përfshinte shtetas maqedonas dhe serbë, i cili prodhonte para të falsifikuara në një banesë në Shkup duke përdorur makineri speciale dhe pllaka të gdhendura që imitonin elementet e sigurisë të parave, transmeton albinfo.ch.
Bëhet e ditur se grupi i lëshonte monedhat e falsifikuara në qarkullim në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, dhe pjesa më e madhe e saj përfundonte në shtete të tjera, si Austria, Gjermania, Rumania, Sllovenia, Kroacia dhe Kosova.
Si pjesë e aksionit janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Veles dhe Prilep, ku janë arrestuar 9 persona nga Shkupi dhe një nga Velesi, raporton Klan Macedonia.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë










