Lajme
Tregu i kriptovalutave “në alarm” nga tarifat e Trump, Bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024-ës
Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, ka përjetuar rënien më të madhe të javëve të fundit, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vendosi tarifa agresive tregtare gjatë fundjavës.
Kriptomonedha ra nga 100,000 dollarë në 91,000 dje, teksa është stabilizuar në vlerën e 95,243 dollarë sot, transmeton albinfo.ch.
Çmimi i Bitcoin-it është rritur ndjeshëm që nga zgjedhja e Trump në nëntor, duke “thyer barrierën” e 100,000 dollarëve në fillim të dhjetorit përpara se të arrinte vlerën maksimale prej 108,000 dollarë muajin e kaluar.
Tani, pas njoftimit se Trump do të prezantonte tarifa për disa vende, njerëzit po heqin paratë e tyre nga kriptovalutat.
“Perspektiva e një lufte tregtare të plotë i ka trembur investitorët teksa peshojnë mundësinë e një hakmarrjeje të gjerë nga vendet në pritje të furisë tarifore të Donald Trump. Vendet e prekura nuk do ta përballojnë goditjen dhe një skenar i tillë tani po duket i vërtetë. Kjo mund të rezultojë në inflacion më të lartë dhe të ndalojë uljen e mëtejshme të normave të interesit për momentin”, thotë Russ Mould, drejtor investimesh në AJ Bell.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











