Lajme
Trump kërcënon BE-në teksa liderët takohen në Bruksel
Nga e marta, tarifat prej 25% do të godasin mallrat kanadeze dhe meksikane që hyjnë në SHBA, me 10% për mallrat kineze.
Shtëpia e Bardhë tha të shtunën se tarifat ishin “të nevojshme për t’i mbajtur përgjegjës Kinën, Meksikën dhe Kanadanë për premtimet e tyre për të ndalur vërshimin e drogave helmuese në Shtetet e Bashkuara”.
Trump gjithashtu i ka kërkuar vazhdimisht Kanadasë që të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.
Në platformën e tij “Truth Social”, ai pretendoi se SHBA paguan “qindra miliarda dollarë” për të subvencionuar Kanadanë dhe sugjeroi që “pa këtë subvencion masiv, Kanadaja pushon së ekzistuari si një vend i zbatueshëm”.
“Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më e mirë ushtarake për popullin e Kanadasë – DHE JO TARIFA!”
Ashtu si me Kanadanë, Trump ka thënë se droga dhe siguria kufitare qëndrojnë pas tarifës prej 25% për mallrat meksikane, duke përmendur “kërcënimin e madh të të huajve të paligjshëm dhe drogave vdekjeprurëse që vrasin qytetarët tanë, përfshirë fentanilin”.
Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump paralajmëroi për tarifa deri në 60% për mallrat kineze. Ai është vendosur me 10% tani për tani, por tarifat deri në 25% u vendosën gjatë mandatit të tij të parë.
“Ne do t’i themi Kinës që nëse vazhdoni të dërgoni fentanil në Meksikë ose në ndonjë vend tjetër dhe ai vjen në vendin tonë, ne do t’ju ngarkojmë një tarifë prej 25% për gjithçka që shisni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”, tha ai gjatë një mitingu të fushatës.
Kërcënimet ndaj BE-së duken më shumë të lidhura me deficitet tregtare – kjo është kur një vend importon më shumë nga një vend sesa eksporton.
“Ata nuk marrin makinat tona, nuk marrin produktet tona bujqësore, ata nuk marrin pothuajse asgjë dhe ne u marrim gjithçka”, tha Trump brenda natës. “Miliona makina, sasi të jashtëzakonshme ushqimesh dhe produktesh bujqësore”./BBC
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












