Të tjera
Kritikët anglezë të filmave Oscar e krahasojnë aktoren shqiptare me Monica Belluccin
Filmi i metrazhit të gjatë “Pikë uji” ka qenë në nominim për garën e Oscar, garë në të cilën ka marr pjesë Shqipëria, përcjell albinfo.ch.
Filmi me skenar dhe regji të Robert Budinës e me prouducente Sabina Kodra sjell një histori të Aidës (Gresa Pallaska), e cila është një grua në karrierë, por që jeta e përplasë me një problem familjar, problem pastaj që shpërfaqë fuqinë e politikës, drejtësisë.
Së fundi, në një podkast filmi që zhvillohet nga dy kritikë anglezë të njohur, Theo Neumann dhe Woodiwiss, është përmendur në veçanti roli i aktores Gresa Pallaska.
Zakonisht, dy kritikët flasin rreth filmave të huaj që kanë marr pjesë në Oscars. Njëri prej tyre e shpall filmin “Pikë uji” filmin e muajit dhe Gresa Pallaskën e konsideron si një Monica Bellucci shqiptare.
“Arsyeja pse unë e dua këtë film kaq shumë është prezenca e aktores Gresa Pallaska, aktorja kryesore që luan rolin e Aidës. Ajo është pikërisht se çfarë kërkoj unë në një film. Mund të them se është një Monica Bellucci shqiptare. Ajo është e mrekullueshme dhe gjatë tërë kohës është vazhdimisht duke pirë cigare, duke gënjyer, duke kërcënuar njerëz, duke mësuar se çfarë fëmije të keq ka krijuar. Isha gjithmonë në emocione duke e shikuar. Duhet të thellohesh shumë për të kuptuar filmin. Është një pjesë ku ajo shkon për të parë një hapësirë dhe është duke ecur, shikon diçka jashtë e i bën fotografi. Pra, ka shumë detaje dhe duhet të jesh i vëmendshëm duke parë këtë film. E dua stilin në këtë film. Duke e shikuar këtë film kupton jetën e një gruaje të tmerrshme që ka një jetë të tmerrshme por mundohet të bëjë më mirë. Ka shumë skena të tjera të mira, sidomos takimi mes një gruaje që nuk ka aspak shpirt dhe gruas tjetër që është e gjallëruar komplet. Dua të falënderoj Shqipërinë për këtë film dhe sidomos për skenën ku Gresa është duke e pirë një cigare shumë të hollë dhe silueta e saj vihet në pah derisa ajo mbështetet tek dikush duke i treguar për një sekret të sajin. U dashurova pas çdo sekonde të këtij filmi. Ky film ka nëntëdhjetë minuta dhe unë isha aty për të gjitha”, ka thënë ai.
Në këtë film, përpos Gresa Pallaskës me role të tyre janë përfshirë edhe aktorët: Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Koloneci, Kodjana Keco, Paolo Iancu, Henri Topi/kultplus.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












