Futboll
Streller: Xhaka mund t’i bashkohet Realit
Ish-futbollisti zviceran, Marco Streller, mendon se Xhaka mund t’i bashkohet Real Madridit. Ai ka theksuar se nuk është çudi nëse karriera e Xhakës do të vazhdonte te Real Madridi, përcjell albinfo.ch.
“Mund ta imagjinoj mirë se nëse Xabi Alonso shkon te Real Madridi dhe Luka Modriq largohet, mund të ndodhë”, ka thënë ish-sulmuesi i Zvicrës, Baselit, Kolnit, Suttgartit dhe Thunit për mediumin zviceran “bluewin”.
Ai është pyetur sërish nëse Xhaka mund t’i bashkohet Realit.
“Mund të jetë patjetër. Alonso e di se Graniti ishte vendimtar në suksesin e Leverkusenit”, është shprehur Streller.
Që nga transferimi nga Arsenali te Leverkuseni, Xhaka ka qenë lider i mesfushës së ekipit të drejtuar nga Xabi Alonso. Ai udhëhoqi ekipin drejt titullit të kampionit të Gjermanisë. Leverkuseni fitoi edhe Kupën, ndërsa humbi në finale të Ligës së Evropës nga Atalanta.
Leverkuseni edhe këtë edicion është në garë për titull në Gjermani.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









