Kosova
PZAP-ja dënon LDK-në me 20 mijë euro, AAK-në me 12 mijë euro e LVV-në me tre mijë euro
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, me tre mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me 12 mijë euro për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes” gjatë fushatës zgjedhore, përcjell albinfo.ch.
Lëvizja Vetëvendosje më 13 janar u ankua në PZAP se kandidatja për deputete nga LDK-ja, Xheneta Syka, ka publikuar video në Facebook ku e krahason kryeministrin Albin Kurti me nazistin Adolf Hitler.
Për këtë arsye, më 15 janar, PZAP-ja e ka dënuar LDK-në me 20 mijë euro gjobë – e cila duhet të paguhet në afat prej 15 ditësh.
LDK-ja e ka kundërshtuar gjobën, duke thënë se është bërë nga një profil tjetër dhe jo nga kandidatja për deputete.
PZAP-ja ka konstatuar se videoja ishte postuar në profilin e Sykës, por ishte fshirë më pas.
Në vendimet e 15 janarit, PZAP-ja e ka dënuar kryeministrin Albin Kurti me tre mijë euro për gjuhën fyese që ka përdorur për LDK-në gjatë një tubimi në Pejë më 13 janar.
PZAP-ja e pranoi pjesërisht ankesën e LDK-së, duke konstatuar se Kurti ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese duke nxitur urrejtje ndaj kësaj partie kur gjatë tubimit u shpreh: “Prandaj, kur na rastis të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të LËDËKYHIT që thotë se po i pëlqen populli, populli ka simpati për ta, kjo mi përngjan asaj mizës që thoshte kudo që po shkoj, po më presin me duartrokitje (ironizon me gjestikulacion dhe shprehje të pakontrolluara të ftyrës)….”.
Ndërsa, AAK-ja është dënuar me 12 mijë euro. Lëvizja Vetëvendosje është ankuar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të pabaza dhe të pavërtetuara kundrejt kryeministrit Albin Kurti, ashtu si edhe kandidati për deputet i AAK-së, Ardian Gjini.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









