Kosova
Maqedonci: Kërcënimi serb ndaj Kosovës s’ka përfunduar, Beogradi ta dorëzojë grupin e Banjskës
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci ka deklaruar se kërcënimi serb ndaj Kosovës nuk ka përfunduar. Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Albin Kurti të disa ditëve më parë, Maqedonci theksoi se sulmi në Banjskë i 24 shtatorit 2023 dhe ai ndaj infrastrukturës kritike më 29 nëntor të vitit të kaluar, nuk priten të jenë të fundit sulme ndaj Kosovës.
“Dua të sqaroj opinionin publik, edhe në Shqipëri, veçanërisht shqiptarët e Republikës së Kosovës është fakt që ushtria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë janë të përgatitura që të përballen me çdo sfidë dhe kërcënim që synon të cenojë sovranitetin, integritetin territorial por edhe jetën e qytetarëve.
Është thënë edhe nga kryeministri edhe nga unë shumë herë që kërcënimi dhe rreziku nuk ka përfunduar vetëm me tentativën e aneksimit të territorit tonë më 24 shtator, 2023 dhe as me sulmin terrorist kundër infrastrukturës kritike më 29 nëntor të vitit të kaluar”, u shpreh Maqedonci në RTSH.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës shpjegoi se kërcënimet që i kanosen Kosovës vijnë prej qasjes hegjemoniste dhe agresive të Serbisë.
Sipas tij, përderisa Serbia mban në Kushtetutën e saj Republikën e Kosovës si pjesë territoriale të saj, atëherë kjo tregon se çfarë synimesh ka Beogradi si në aspektin politik por edhe në fushën e sigurisë.
Ai vuri në dukje se Serbia vijon të mbrojë grupin që kreun sulmin në Banjskë (24 shtator, 2023) dhe faktori ndërkombëtar sipas tij, nuk ka ushtruar presion që Beogradi t’i ekstradojë drejt Kosovës.
“Rreziku dhe kërcënimi mbetet, përderisa mbetet qasja hegjemoniste dhe agresive e politikës serbe në raport jo vetëm me Republikën e Kosovës por edhe fqinjët e tjerë, përderisa Serbia mban në Kushtetutën e saj Republikën e Kosovës si pjesë territoriale të saj. Kjo nënkupton që është bazamenti i gjithë problemit, aspekti politik që Serbia ka në raport me fqinjët veçanërisht me Republikën e Kosovës.
Në aspektin e sigurisë e shohim gjithnjë kërcënim dhe rrezik faktin që grupi që tentoi aneksimin e territorit tonë në 24 shtator 2023 dhe që vijon të zhvillojë aktivitete kundër Kosovës mbetet i lirë në Serbi, i pandëshkuar dhe ka pasur një mungesë të presionit ndërkombëtar për të dhënë përgjegjësi dhe për ta ekstraduar këtë grup në Kosovë”, theksoi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion Për Fadil Halitin, ndihma erdhi tepër vonë: Ai vdiq në vendin e aksidentit. Autostrada autostrada u... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë
Jeta në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen













