Integrimi
Numërohen votat, 5 kandidatë shqiptarë në ethet e pritjes
Sot bëhet zgjedhja e Qeverisë së Kantonit me 7 anëtarë dhe njëkohësisht edhe e parlamentit të tij, prej 180 deputetësh
Në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit garojnë edhe së paku 5 shqiptarë-e.
Siç ka informuar albinfo.ch në vazhdimësi, për VP-në kandidon afaristi nga Winterthuri, Blerim Bunjaku, i cili po ashtu ka paraqitur kandidaturën e tij edhe për zgjehdjet nacionale që mbahen në tetor të këtij viti. Nëpunësi bankar, Përparim Avdili kandidon për një vend në parlament në radhët e Partisë Liberale (FDP). Po ashtu kandidatë për një vend në mesin e 180 përfaqësuesve të popullit janë eedhe Isak Amza, Advije Delihasani dhe Afrim Pajaziti, që të tre për Partinë Socialdemokrate (SP/PS).
Në garën për njërin nga 180 vendet marrin pjesë 1734 kandidatë nga të gjitha partitë. Konsiderohet se rezultati zgjedhor që del nga Kantoni i Cyrihut është në njëfarë mënyre tregues i besueshëm për rezultatin gjegjësisht pozitat e partive në zgjedhjet nacionale që mbahen në tetor. Në zgjedhjet e legjislaturave të fundit është treguar një trend që e legjitimon këtë pritje.
Zgjedhjet për Qeverinë e Kantonit, këtë vit janë më interesante se zakonisht. Për 7 vendet në ekzekutiv garojnë 10 kandidatë. Qeveria e kantonit tradicionalisht ka shumicë të djathtë gjë që pritet të konfirmohet edhe kësaj here. Ndërkaq në pozitë më delikate ka qenë kandidati i Partisë së Gjelbër, Martin Graf. Pas aferës me Carlosin (një i ri i dhunshëm, trajtimit “luksoz” të të cilit i është dhënë publicitet madh) që bie në resorin qeveritar të Grafit, atij i janë ulur ndjeshëm shanset për tu rizgjedhur.
Nga ana tjetër, kandidatja socialdemokrate Jacqueline Fehr është në garë për vendin që e ka lënë vakant kolegia e saj partiake dhe këtij vendi ia kanë mësyrë edhe kandidatët nga e djathta. Pozicion pakashumë komod kanë në këtë garë kandidatet nga SVP/UDC Stocker dhe Kägi, ai nga FDP Heininger, kandidatja nga CVP Steiner dhe ai nga SP/PS Mario Fehr.
Numri i përfaërt i votave të fituara për deputet do të dihet në orët e vona të pasdites dhe albinfo.ch do të ju mbajë të informuar.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”
















