Integrimi
Në tremujorin e parë, më shumë refugjatë nga Kosova se nga Siria
Kanë kërkuar azil 23.137 persona nga Kosova, numër dukshëm më i madh se ai i refugjatëve sirianë (15.444)
Një bilanc i bërë për tremujorin e parë të vitit tregon se në Gjermani gjatë kësaj periudhe kanë kërkuar azil mbi 85 mijë veta që është për 47.574 më shumë (plus 125.8%) se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar gjegjësisht mbi dyfishi i atij numri.
Gjatë muajit mars 62 për qind të azilkërkuesve kanë ardhur nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa vendi kryesor i prejardhjes së tyre është me diferencë të madhe, Kosova. Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti në Gjermani kanë kërkuar azil 23.137 persona nga Kosova, shkruan welt.de. Ky numër është dukshëm më i madh se ai i refugjatëve sirianë që vijnë nga vendi ku po mbretëron dhuna dhe shkatërrimi nga terrori i IS-it e që është 15.444.
Pas sirianëve në radhë për kërkim azili vijnë shtetasit e Serbisë me 9074 persona dhe më tutje ata të Shqipërisë (6486), të Irakut e ë Afganistanit, transmeton albinfo.ch.
Vetë gjatë muajit mars në Gjermani kanë kërkuar azil 32.054 veta që është për 184 për qind më shumë se në marsin e vitit 2014.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” Nxënësja e Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” u bë pjesë e programit “The Best Young Talents... -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












