Sallata
Nuk mungon kurrë në tryezën e Vitit të Ri, si të përgatisni hap pas hapi sallatën ruse
E shijeshme, e thjeshtë dhe super e lehtë për t’u përgatitur, kjo sallatë është kthyer tashmë në një pjesë të pandashme të menysë së çdo amvise, ndaj nëse nuk e keni bërë akoma lexoni recetën dhe vraponi menjëherë në kuzhinë.
PËRBËRËSIT PËR 6 PERSONA: • 300 g karota • 700 g patate • 300 g bizele • disa kastravecë të vegjël turshi • kripë dhe piper • vaj ulliri dhe uthull e bardhë, sipas nevojës • 300 g majonezë e blerë ose e përgatitur si më poshtë.
PËR RRETH 300 G MAJONEZË DUHEN: • 2 të verdha veze në temperaturë ambienti • 1 lugë e madhe mustardë – mundësisht me shije të fortë • kripë e piper i bluar në çast • 250 ml vaj kikiriku ose 160, ml vaj kikiriku + 90 ml vaj ulliri • 2 lugë gjelle uthull vere e bardhë ose 2 lugë lëng limoni.
PËRGATITJA: Patatet dhe karotat e qëruara i presim në kubikë të vegjël dhe më pas i ziejmë në një tenxhere me ujë të valuar e me kripë. I lëmë në zjarr derisa të shohim që janë zbutur, por të mbeten dhe krokante. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Po kështu veprojmë dhe me bizelet. Në një tas qelqi, hedhim të verdhat e vezëve, mustardën, pak kripë e piper dhe i përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë për 30 sekonda. Shtojmë dalëngadalë vajin, me një curril shumë të hollë, duke e vazhduar përzierjen pa ndërprerje. Sapo të shohim që majoneza po trashet, e hedhim vajin me curril më të trashë, pa ndaluar përzierjen. Kur ta kemi hedhur të gjithë vajin dhe ai të jetë thithur tërësisht, e përziejmë për 30 sekonda me shpejtësi derisa majoneza të bëhet e trashë dhe me shkëlqim. Shtojmë tani uthullën ose limonin dhe e rregullojmë sipas shijes për kripë e piper. Për ta bërë pak më të lehtë në shije, sipas dëshirës mund ta përzieni me 2-3 lugë djathë “Philadelphia” ose djathë tjetër kremoz, ose me 3 lugë kos shumë të trashë. Në një tas përziejmë karotat, patatet, bizelet dhe kastravecët turshi me pak vaj ulliri, pak uthull, kripë e piper. I përziejmë dhe i lëmë mënjanë derisa të marrin shije dhe aromë. Pas pak përziejmë me delikatesë të gjithë përbërësit me majonezën në një tas. E mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për të paktën një orë përpara se të shërbehet ose akoma më mirë një natë.
E-Diaspora
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës” Polici po flinte pas një turni të hershëm të punës. Ai ka dëgjuar zhurma trokitjesh dhe...
-
Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025
-
Tri kosovare marrin mirënjohje për reagimin e guximshëm pas sulmit me thikë në Siegen
-
Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare