Lajme
Diaspora të kyçet në proceset zhvillimore
Rrjeti i bizneseve shqiptare nga Zvicra dëshiron të jetë pjesë e proceseve zhvillimore në Kosovë
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë dhe ata të rrjetit të bizneseve shqiptar në Zvicër janë dakorduar të premten në Prishtinë për të bashkëpunuar ngushtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në takim u tha se diaspora është një thesar i pashfrytëzuar nga institucionet vendore.
Këto deklarata dolën pas një takimi që kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu zhvilloi me kryetarin e ri të Rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicër, Naser Mustafa.
“Potenciali i diasporës shqiptare kudo në botë është një thesar i pa shfrytëzuar për ndërtimin e shtetit të Kosovës, prandaj është obligim moral për institucionet vendore që të bëjnë më tepër për inkurajimin e tyre, të jenë më aktiv në Kosovë, jo vetëm me potencialin financiar, por edhe me ekspertizën shkencore dhe fuqinë lobuese që ata e posedojnë”, deklaroi Gërxhaliu.
Kosova, sipas tij, ka nevojë shumë të madhe për diplomaci ekonomike dhe, sipas tij, kush mund të kryej këtë punë më mirë dhe më profesionalizëm sesa diaspora kosovare kudo që jeton dhe vepron.
Naser Mustafa, ndërkaq falënderoi për mirëpritje kryetarin e OEK-së dhe theksoi për përkushtimin e tij, por edhe të diasporës shqiptare në Zvicër që me terë qenien e tyre të përkushtohen në procesee zhvillimore në Kosovë.
“Është e vërtetë që kemi kontribuar në forma të ndryshme për të ndihmuar në situata emergjente në Kosovë, por tani dëshirojmë të jemi pjesë e proceseve zhvillimore ekonomike, sepse vetëm përmes zhvillimit ekonomik Kosova mund të arrijë stabilitet politik, stabilitet social, përshpejtim të proceseve integruese dhe përmirësim të imazhit të sa”, deklaroi Mustafa.
Me një partneritet të mirëfilltë me institucionet kosovare dhe me një pako të veçantë fiskale për diasporën, siç tha ai, “do t’ia dalim që këto objektiva ti shendojmë në realitet”.
“Jemi në Kosovë për të hartuar një plan dinamik të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen me qëllim që të avancohet dialogu, të fuqizohet partneriteti dhe potenciali i diasporës në Zvicër të filloj të besojë në një ambient biznesor të ri në Kosovë dhe të filloj të mendoj në investime”, u shpreh Mustafa.
Paratë e diasporës, sipas tij, nuk e meritojnë të jenë të destinuara vetëm për import, por të jenë në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës dhe atë përmes prodhimit të produkteve kosovare dhe mundësisht plasimin e tyre edhe tek diaspora.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











