Të tjera
SHBA sanksionon individë e kompani që mbështetën Dodikun
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj tre individëve dhe katër entiteteve që janë pjesë e rrjetit të patronazhit të presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik. Ata mundësonin përpjekjet e vazhdueshme të familjes Dodik për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA, thuhet në një komunikate nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Ky veprim përfshin gjithashtu sanksionimin e Stasha Kosharac, një politikan nga Bosnje-Hercegovina, i cili shërbeu si një nxitës kryesor i korrupsionit dhe agjendës politike destabilizuese të Dodik.
Qeveria e SHBA-së e kishte shpallur non grata parë Dodikun për, ndër të tjera, përfshirje në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
Për vite me radhë, Dodik ka përdorur pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe djalin e tij, Igor Dodik.
Ky korrupsion ka minuar besimin e publikut në institucionet shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës dhe sundimin e ligjit. Rrjeti i Dodik ka vazhduar përpjekjet e tij të qëllimshme për të anashkaluar sanksionet e SHBA-së, domethënë duke manipuluar strukturat e menaxhimit dhe duke riregjistruar kompanitë e përcaktuara me emra të rinj.
Veprimi i sotëm ekspozon më tej përpjekjet flagrante dhe korruptive të familjes Dodik për të pasuruar veten dhe për të anashkaluar sanksionet e SHBA.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të synojnë dhe promovojnë përgjegjësinë për ata që lehtësojnë korrupsionin e Dodik dhe mundësojnë përpjekjet e tij për të ndjekur aktivitetet destabilizuese në Bosnje-Hercegovinë
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës












