Futboll
Vinicius Junior shpallet lojëtari më i mirë i vitit nga FIFA
Vinicius Junior është shpallur fitues i çmimit FIFA ‘The Best’ 2024 në një ceremoni e cila u mbajt sot (e martë) në Doha të Katarit.
Ky triumf ka bërë që Vinicius t’i bashkohet një liste ekskluzive të legjendave braziliane të cilët kanë marrë çmime nga FIFA që nga krijimi i saj në 1991.
Vinicius po ashtu është bërë lojtari i parë brazilian që e fiton çmimin si futbollisti më i mirë në botë që nga viti 2007.
Si fitues i Ligës së Kampionëve dhe La Ligas me Real Madridin, Vinicius ishte njëri prej lojtarëve kryesor spanjoll gjatë sezonit 2023/2024.
Fituesi i këtij çmimi u shpall në bazë të votave si në vijim:
25 për qind të votave nga kapitenët e kombëtareve
25 për qind të votave nga gazetarët
25 për qind të votave nga përzgjedhësit e kombëtareve
25 për qind të votave nga tifozët
Çmimet e shpallura:
PORTIERI MË I MIRË I VITIT
Emiliano Martinez i Aston Villas
FORMACIONI MË I MIRË I VITIT
Martinez; Karvahal, Rudiger, Dias, Saliba, Belingam, Rodri, Kros, Jamal, Haland, Vinicius Jr
TRAJNERI MË I MIRË I VITIT
Carlo Ancelotti
LOJTARI MË I MIRË I VITIT
Vinicius Jr
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve











