Kosova
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
Ndonëse mërgata u bë një shtyllë e rëndësishme për fitoren e tij, shumë nga premtimet për përfshirjen e tyre dhe lehtësirat për pjesëmarrjen e saj në vendimmarrje nuk u përmbushën plotësisht

Katër vjet pasi fitoi mandatin e kryeministrit, Albin Kurti i është rikthyer diasporës, një potencial i fuqishëm votash që i qëndroi besnik në zgjedhjet e fundit, duke i siguruar 44 mijë vota nga vendet e huaja ku jeton diaspora. Po aq mbështetës mund të kenë udhëtuar drejt Kosovës për të votuar, duke marrë avionë e autobusë për të mbështetur udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, në shkurtin e vitit 2021.
Edhe pse kishte premtuar shumë për diasporën, Kurti realizoi më pak se ç’ pritej. Ndonëse mërgata u bë një shtyllë e rëndësishme për fitoren e tij, shumë nga premtimet për përfshirjen e tyre dhe lehtësirat për pjesëmarrjen e saj në vendimmarrje nuk u përmbushën plotësisht. Shumë shqiptarë jashtë vendit kanë ndier një zhgënjim nga qeverisja e tij, dhe kjo ka qenë një ndër pikat më kritike që opozita ia ka përmendur gjatë gjithë mandatit, duke i thënë se përveç fjalëve kërkohen edhe hapa konkretë për të fuqizuar marrëdhënien mes diasporës dhe shtetit të Kosovës.
Ndryshe, që nga vera e sivjetme, Kurti po vazhdon të shfrytëzojë secilën dalje nga Kosova për takime me shqiptarët e mërgatës, duke kërkuar sërish votën e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025. Prej gushtit, kryeministri i Kosovës ka shfrytëzuar secilën dalje publike për të ftuar mërgimtarët që të regjistrohen dhe të votojnë në njërin nga vendvotimet që do të hapen në diasporë më 8 shkurt, një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.
Në fillim të nëntorit, Kurti mbajti një takim me bashkatdhetarët në Zvicër, ku tha se kishte shkuar aty që t`i përgëzonte për rolin e tyre të hershëm dhe të palodhshëm në mbrojtje të çështjes shqiptare. “Mërgata jonë në Zvicër ka qenë ambasada jonë atje para se të kishim shtet. Ajo vazhdon të jetë ambasadorja jonë e palodhshme, sepse e do të mirën e atdheut dhe e di se çfarë është e mira për vendin, duke mos harruar asnjëherë se nga vjen,” theksoi ai.
Kurti shprehu mirënjohjen për lidhjet e forta që ekzistojnë mes Kosovës dhe Zvicrës, të përkrahura nga rreth 300 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në këtë vend, të cilët janë një burim krenarie për mërgatën.
Pas këtij takimi, Kurti vazhdoi me tubimet e tij në Vjenë, Austri, ku u prit nga bashkatdhetarët, duke kërkuar edhe nga ta mbështetjen për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ndërsa në tetor, bëri fushatë në Gjermani dhe Francë, ku u prit nga bashkatdhetarët në Paris dhe në qytete gjermane si Stuttgart dhe Mynih.
Në Francë, Kurti theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të diasporës shqiptare, duke vënë në dukje kontributin e saj të përhershëm për Kosovën, që nga e kaluara, në të tashmen dhe për të ardhmen. “Pa përkushtimin e tyre, vendi ynë nuk do të kishte as lirinë dhe as zhvillimin që gëzon sot. Diaspora është mbështetësja e palëkundur e Kosovës në gjithë botën,” tha ai. Në Paris, Kurti ndau përparimet që ka bërë Kosova në fusha si ekonomia, siguria, drejtësia dhe shëndetësia, duke theksuar se Kosova nuk është vetëm aty ku është fizikisht; ajo jeton dhe zhvillohet kudo që është diaspora e saj.
Ndërkaq në Gjermani, në Stuttgart dhe Mynih, kryeministri i Kosovës tha se salla e madhe nuk mjaftoi për të gjithë ata që erdhën për ta mirëpritur, duke bërë të nevojshëm një takim të dytë po aty. “Mirënjohja për mikpritjen është e përhershme, ashtu siç është përkushtimi juaj për Republikën tonë,” përfundoi Kurti, duke përshëndetur mërgatën për kontributin dhe mbështetjen që nuk rresht asnjëherë.
Tubime të mëdha me mërgatën, Kurti ka mbajtur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shumë vende të tjera të botës.
Në kontakt të vazhdueshëm me diasporën
Prej gushtit, kryeministri i Kosovës ka shfrytëzuar secilën dalje publike për të ftuar mërgimtarët që të regjistrohen dhe të votojnë në njërin nga vendvotimet që do të hapen në diasporë më 8 shkurt, një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.
E-Diaspora
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga Zyra e prokurorit publik të Basel-Landschaft ka përfunduar hetimin penal kundër tre personave me shtetësi shqiptare,...
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary”
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo? Nga punëtorët e BE-së te refugjatët, popullsia migrante e Austrisë ka rezultate të përziera kur bëhet...
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën
-
Çfarë është një licencë e rregulluar biznesi në Austri dhe kujt i duhet?