Lajme
Gjermania, një vend i të sëmurëve?
Numri i personave me raport nga mjeku po arrin nivele të reja dhe po rrezikon madje edhe Gjermaninë si një vend të bizneseve – ky është thelbi i shumë raporteve të ditëve të fundit. Gazeta “Der Spiegel” pyet: “A është Gjermania një parajsë për mashtruesit?” Punonjësit anonimë flasin se si kanë marrë pushim mjekësor pa pasur në të vërtetë ndonjë problem shëndetësor. Biznesi kërkon që ky trend të ndërpritet.
Kreu i korporatës së automobilave, Mercedes-Benz, Ola Källenius, tha për Spiegel: “Niveli i lartë i raporteve në Gjermani është një problem i madh për kompanitë”. Numri i raporteve është dyfish më i lartë se në vendet e tjera evropiane. E kjo ka pasoja mbi ekonominë. Shumë kompani ankohen dhe kanë shkurtuar parashikimet për zhvillimin ekonomik, për shkak të numrit të madh të të sëmurëve me raport nga mjeku.
Edhe para valës së sëmundjeve në vjeshtë dhe dimër, numri i punëtorëve me raporte nga mjeku ishte rritur në nivel rekord. Një studim nga 115 kompani industriale gjermane, i porositur nga kompania konsulente EY, tregoi se vetëm disa kompani njoftonin për probleme si mungesa e motivimit dhe pushimi mjekësor.
Sipas disa burimeve, numri i të sëmurëve ka rënë lehtë në vitin 2023 me 22.4 ditë mungesë për punonjës krahasuar me një vit më parë. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka bërë edhe disa krahasime mes vendeve, për nivelin e të sëmurëve ku në vitet e kaluara nuk ka pasur ndonjë rritje të madhe në Gjermani. Por në statistikat e fundit paraljmërohet për rritjen e numrit të punëtorëve me raporte nga mjeku, paralajmërojnë sigurimet. E një prej shkaqeve, siç thuhet, është edhe mundësia e marrjes së raportit të mjekut me telefon.
Në Gjermani ekziston mundësia që për sëmundje të lehta të merret raport nga mjeku me telefon, deri në pesë ditë. Nëse raporti duhet të vazhdohet, atëherë personi duhet të shkojë tek mjeku. Kompanitë e sigurimeve dhe bizneset paralajmërojnë se kjo shton mundësinë e keqpëdorimeve. Ka pasur edhe kërkesa për heqjen e kësaj mundësie, por autoritetet në pushtet i kanë refuzuar këto kërkesa.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












