Integrimi
Gjermania vendos: Kosova nuk e merr statusin “shtet i sigurt i prejardhjes”
Gjermania, gjegjësisht Parlamenti i saj nuk ia njeh Kosovës statusin e “vendit të sigurt”, siç e kishte kërkuar Landi i Bavarisë
Përfaqësuesit e landeve (republikave federale) në Parlamentin Federal të Gjermanisë, në seancën e tyre të të premtes kanë vendosur kundër propozimit nga Bavaria për shpalljen e Kosovës , Malit të Zi dhe Shqipërisë si “vende të sigurta të prejardhjes”, shkruan diewelt.de.
Në kohën kur fluksi i refugjatëve kosovarë në drejtim të Gjermanisë kishte arritur kulmin, gjatë muajve janar dhe shkurt, Qeveria e Landit të Bavarisë i ishte drejtuar qeverisë federale me kërkesën që Kosova, krahas dy vendeve të përmendura, të shpallej “vend i sigurt”.
Ky status nënkupton që refugjatët e ardhur nga ai vend mund të kthehen pa procedura të gjata prej nga kanë ardhur.
Një status të tillë e kanë, veç tjerash, edhe vendet ballkanike se Serbia, Maqedonia etj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












