Kosova
Kosovë: Qeveria miraton dy nisma që synojnë të forcojnë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut
Qeveria e Kosovës e ka mbajtur sot mbledhjen e 231-të të saj. Në këtë mbledhje elektronike janë miratuar dy nisma që synojnë ta forcojnë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut, transmeton albinfo.ch.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nisma e parë lidhet me nismën për lidhjen e Protokollit për Implementimin e Marrëveshjes për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë.
Nisma e dytë është ajo për lidhjen e një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut.
“Memorandumi në fjalë ka për qëllim bashkëpunimin në sektorin e energjisë, në përputhje me politikat dhe strategjitë kombëtare të të dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, nesër në Prishtinë mbahet mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














