Lajme
Angli: Policia i gjen shqiptarit 8.000 mesazhe për shitje kokaine
Një shtetas shqiptar, i kapur duke shpërndarë drogë në rrugët e Sleaford, në Angli, u dënua me tre vjet e gjysmë heqje lirie, përcjell albinfo.ch.
Olsi Gjurra u shpall fajtor për posedim kokaine, me qëllim shpërndarjen dhe tregtimin e saj. Gjatë kontrollit në banesën e tij në muajin maj, u gjetën 127 qese me drogë. Gjatë hetimeve, oficerët e policisë këqyrën 8000 mesazhe në celularin e 21-vjeçarit. Për të hetuar përmbajtjen e tyre, autoritetet morën përkthyes shqiptarë. Në fund, u provuan akuzat ndaj tij.
Por, vetë Gjurra deklaroi se ishte viktimë e trafikimit dhe se po detyrohej të shiste drogë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














