Lajme
Zvicra i heq sanksionet e fundit ish-Jugosllavisë dhe Serbisë
"Aktualisht nuk ka bazë për të mbajtur në fuqi sanksione ndaj personave të caktuar nga ish Jugosllavia. BE-ja që nga tetori i vitit 2014 ka hequr sanksionet e fundit të mbetura ndaj personave të afërt me Milosheviçin"
Këshilli Federal i Zvicrës në një vendim që ka marrë më 6 mars, e ka publikuar sot dhe që hyn në fuqi më 1 prill ka hequr sanksionet ndaj ish Jugosllavisë, të vendosura më 23 qershor të vitit 1999. Në të vërtetë, nga fundi i vitit 2001 sanksionet ishin vetëm në aspektin financiar dhe kishin të bënin me 13 persona fizikë, në mesin e të cilëve edhe ish shefi i shtetit, diktatori Milosheviç.
Sipas një komunikate të lëshuar nga autoritetet federale, aktualisht nuk ka bazë për të mbajtur në fuqi sanksione ndaj personave të caktuar nga ish Jugosllavia. BE-ja që nga tetori i vitit 2014 ka hequr sanksionet e fundit të mbetura ndaj personave të afërt me Milosheviçin.
Këshilli Federal më 23 qershor të vitit 1999 kishte vendosur një urdhëresë mbi masat kundër disa personave nga ish Jugosllavia, si reagim ndaj krizës së Kosovës dhe në mbështetje të sanksioneve që kishte marrë Bashkimi Evropian. Urdhëresa, fillimisht përfshinte restrikcione të gjera tregtare dhe financiare kundër Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë dhe Serbisë. Si rezultat i zhvillimeve politike dhe pajtimit me sanksionet e ndërmarra nga BE-ja, Zvicra ka bërë disa herë përshtatjen e urdhëresës së saj, gjegjësisht sanksioneve.
Kështu nga fundi i vitit 2001 ato përfshijnë vetëm bllokimin e parave dhe transaksioneve financiare të 13 personave privatë. Bëhej fjalë për ish kryetarin e shtetit, MiIlosheviç, familjarët e tij dhe njerëzit nga rrethi i tij më i ngushtë.
Sekretariati Shtetëror për Ekonomi nuk ka të dhëna për para eventuale të bllokuara të këtyre personave në Zvicër, thuhet në komunikatë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










