Kosova
Kosovë: Rritja e tatimit në prona komerciale mund të nxisë rritjen e çmimeve nga viti i ardhshëm

Nga janari i vitit 2025 tatimi i pronave komerciale pritet të rritet nga 100% e deri në 200%. E kjo ngritje do të ketë pasoja negative për bizneset në Kosovë. Madje edhe pritet që çmimet të rriten për shkak të ligji të ri për tatimet që është miratuar vitin e kaluar.
Nga janari i vitit 2025 pronarët e pronave komerciale do t’i paguajnë më shumë tatim shtetit për pronat e tyre të paluajtshme.
Madje ngritja pritet të ,shkojë nga 100% deri në 200%.
Kështu parashihet me ligjin e ri të për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar.
“Është shumë e vërtetë që me ligjin aktual mbi tatimin në pronë e paluajtshme pronat komerciale vitin e ardhshme do të tatohen prej 100% deri në 200%. Ne si asociacion e kemi bërë një analizë me ekspert tonë të brendshëm dhe del se bizneset në vendin tonë do të pranojnë fatura shumë të shtrenjta në raport me faturat që kanë pranuar këtë vit”, shprehet Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Kjo rritje sipas profesorit të ekonomisë, Bashkim Mustafa, do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve.
“Vendimi i qeverisë Kurti shihet qartë se ka një tendencë të rritjes së tatimeve sidomos të sektorit të bizneseve private, por është një tatim progresiv. Edhe në bazë të shkallës apo vlerës së tregut do të tatohen bizneset, do të paguajnë tatime të larta apo personave që kanë pronën e dytë nga ajo që mund të shkoj nga 100% deri në 200% të rritjes së tatimeve nga tatimet aktuale. Bizneset nuk mendoj që do të mbyllen për shkak të rritjes së tatimeve por hapat e parë që do të bëjnë nga bizneset është ngritja e çmimit nga e cila do të pasojnë qytetarët e vendit edhe ashtu trendit të fundit e kemi të papërballueshme nivelin e lartë të çmimeve të ngritura”, shprehet Mustafa.
Pasoja më të mëdha sipas Odës Ekonomike do të bartin bizneset.
Prandaj kryetari i kësaj Ode, Lulëzim Rafuna, pret që menjëherë pas zgjedhjeve të bëhet një zgjidhje.
“Çështja e lëvizjes së tatimit në pronë nuk ka qenë momenti i mirë sidomos në një periudhe kur biznesi po sfidohet me shumë sfida të tjera. Ky lloj tatimi sidomos për pronat e vogla dhe të mesme do të fillojë prej 1 janari. E vetmja zgjidhje është që pas zgjedhjeve me krijimin e qeverisë të bëhet një plotësim ndryshim i këtij ligji që të ndryshohet kjo dispozitë”, tha Rafuna.
Me ligjin për tatimet në pronë, vlerësimin e pronave e ka bërë Ministria e Financave, por shkalla tatimore do të vendoset nga kuvendet komunale. /Teve1
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht