Lajme
6.6 milionë € nga Zvicra për Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP)
Një grant i ri nga Qeveria e Zvicrës në vlerë 6.6 milionë euro, do të mbështesë Shqipërinë që të zhvillojnë kapacitetet për krijimin e një tregu të gazit në projektin TAP
Ambasadorja Beatrice Maser, drejtoreshë në Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO së bashku me ministrat Damian Gjiknuri dhe Shkëlqim Cani nënshkruan një marrëveshje të re të mërkurën, me të cilën parashihet ndarja e një granti prej 6.6 milionë euro për zhvillimin e tregut vendës të gazit, zbatimin e projektit TAP dhe menaxhimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.
Maser tha se projekti dhe investimet e TAP janë të një rëndësie të lartë strategjike për Shqipërinë.
Ministri i Financave në Shqipëri, Shkëlqim Cani është fokusuas në bashkëpunimin e frytshëm midis dy qeverive. Ai falënderoi autoritetet zvicerane dhe Ambasadoren Maser për kontributin dhe përkushtimin në këtë bashkëpunim të veçantë me Shqipërinë.
Ndërsa ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka falënderuar qeverinë zvicerane për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për sektorin e energjisë në Shqipëri.
“Me qeverinë zvicerane ne tashmë kemi një program intensiv për diversifikimin e burimeve energjetike përmes këtij fondi të rëndësishëm që i shërben objektivit strategjik të gazifikimit të vendit, tha Gjiknuri.
Derisa të fillon zbatimi i projektit TAP, ky kontribut i fundit i Zvicrës synon të përmirësojë kapacitetet e institucioneve shtetërore për menaxhimin e tregut të të gazit në Shqipëri.
Ndërmjet viteve 2011 dhe 2013 Zvicra lehtësoi hyrjen e Shqipërisë në projektin TAP duke krijuar kushtet e përshtatshme të kuadrit dhe duke përgatitur terrenin për një furnizim të mundshëm me gaz të vendit, raportojnë mediat në Tiranë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore Vepra e saj orkestrale “Timestamps – Everything Leaves a Trace” u interpretua nga Orkestra e WDR-së... -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












