Integrimi
Përmbyllet në Gjenevë një javë e sukseshme dhe e ngjeshur me aktivitete
Historia e mijëra çifutëve , të cilët gjetën strehë në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore , është prezantuar nga data 07 deri më 15 mars në kantonin e Gjenevës nëpërmjet aktivitetit të emërtuar “Besa” të organizuar nga Universiteti Popullor Shqiptar, në bashkëpunim me Miqtë e Yad Vashem-it në Zvicër si dhe CCISSK.
Gjatë gjithë javës kjo ekspozitë dhe aktivitetet e tjera të organizuara në kuadër të saj mblodhën rreth vetes me shume se 1200 persona në sallën prestigjoze të Fauburg në Gjenevë.
Koncertet, shfaqjet e filmave dokumentarë, pritja e diplomatëve si dhe tavolinat rrumbullake, synonin jo vetëm vënjen në dukje të kësaj historie hirplotë të së kaluarës por dhe përdorimin e saj si një precedent I vlefshëm për të ardhmen në emër të vlerave më të mira njerzore.
Hapja e ekspozitës mobilizoi me dhjetra autoritetet të larta federale, kantonale dhe komunale, si dhe të shoqërisë civile dhe institucioneve. Fjalimet e mbajtura ngritën lart rëndësinë e mbajtjes së ekspozitës në Gjenevë si në rrafshin njohës dhe në atë edukues. Dëshmitë e bijve të familjeve të shpëtuara dhe shpëtimtare të ardhur nga Tirana, ngjallën mjaft emocione mes të pranishmëve
Në ditën e dytë, më shumë se 120 veta kishin ardhur për pasditen letrare, me autorë të afirmuar e të rinj, në praninë e shkrimtarit Mehemet Elezi. Mbrëmja e së dielës u ndez nga tingujt e këngëve folk-xhaz të ELina Dunit dhe muzikantëve.
Kjo mbrëmje muzikore që u ndoq nga më shumë se 300 të pranishëm, solli muzikë shqiptare e izraelite, në imazhin e ekspozitës dhe të aktivitetit.
Të hënën në mbrëmje, rreth tryezës me temë “Toleranca si gurthemel I bashkëjetesës” e moderuar nga gazetari Boris Engelson, u mblodhën figura të interesave dhe horizonteve të ndryshme duke filluar me praninë e zv- kryetares së Komisionit federal kundër racizmit, Znj Simkovitch; Rabini I madh I Gjenevës, Z. Dayan; kanditati për parlamentin e Verniesë, Z. Ilazi, anëtari I kushtetueses së Gjenevës, Z. Gardiol etj .
Mbrëmja e diplomatve ishte një moment tjetër kulmor I javës. E nderuan mbrëmjen ambasadorë të shumtë në OKB si dhe në komisionin e të drejatve të njeriut, duke filluar prej atij amerikan, gjerman, malazez, shqiptar , Kosovar e izraelit. Këshilltarja e Qytetit të Gjenevës, Znj Sandrine Salerno I përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi organizatorët për larpamësinë e treguar permes realizimit të këtij projekti.
Ditën e djelë më datë 15 mars, kjo ekspozitë u zhvendos pranë Qëndrës Kulturore të muslimanëve shqiptarë të Gjenevës. Një qëndër e ndërtuar me kontributin e komunitetit shqiptar e cila synon pasqyrimin e vlerave më të mira të këtij komuniteti në kantonin e Gjenevës. Një nga këto vlera ishte dhe hapja e dyerve ekspozitës në fjalë për publikun e gjërë në emër të harmonisë ndërfetare dhe mikpritjes Shqiptare. Universiteti Popullor Shqiptar, institucion shumë aktiv në çështjet e integrimit dhe aktivizmit qytetar, organizoi në këtë qëndër dhe tavolinën rrumbullake me temë “Solidariteti në shërbim të bashkjetesës” e cila u moderua nga drejtoresha e këtij institucioni, Znj Albana Krasniqi Malaj, njëherit edhe anëtare e Komisionit Federal për migracione. Pjesmarrësit e kësaj tavoline ishin Thierry Apothéloz kryetar I komunës së Vernier-it, Hafid Ouardiri president I shoqatës së ndërnjohjes, Nicolas Roguet delegat Gjenevas I integrimit, rabini I GIL François Garai si dhe inxhinieri sekundos Fuad Avdili. Tematika e solidaritetit pati pikënisjen në aktin heroik të Shqiptarëve gjatë luftës së dyzë botërore dhe angazhimin e komunitetit Shqiptar në aktivizmin ndërqytetar Zvicran. Të pranishmit e shumtë në këtë salle ishin jo vetëm Shqiptarët antarë të kësaj qëndre por edhe shumë përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile dhe fetare zvicrane. Në mes të të pranishmëve ishin Znj Simkovitsch, zv- presidente e Komisionit Federal Kundër racizmit, Z.Joel Herzog, presidenti i Miqve te Yad Vashem-it në Zvicër, Z. Henri Maudet, sekretar I përgjithshëm I platformës ndërfetare të Gjenevës, Z. Yves De Matteis, përgjegjës i programeve kundër racizmit pranë zyrës së integrimit, Maurice Gardiol, kushtetues dhe themelues I Agorës, Znj Martine Sumi, zv-presidente e Parlamentit të qytetit të Gjenevës etj. Nën moderimin e Znj.Krasniqi Malaj, diskutimi u zhvillua në prakticitetin dhe vënien në jetë të solidaritetit të cilin panelistët e zhvilluan në kuadrin e një Solidariteti jo thjesht në momente nevoje por si një domosdoshmëri e ndërnjohjes dhe bashkjetesës të bazuar në respektin reciprok.
Ky aktivitet pati jehonë në publikun Gjenevas, si dhe u kërkua që ekspozimi I foto-historive të vazhdojë nëpër shkollat dhe ambientet publike te kantonit për të dhënë mesazhin e humanizmit dhe të vlerave si një precedent në ndërtimin e një të ardhme të përbashkët.
Besa vazhdon.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten




















