Lajme
Dyzet për qind më pak azilkërkues në Zvicër, mbyllen 9 qendra azili
Qeveria pret kursime të mëdha nga mbyllja e këtyre qendrave. Bëhet fjalë për rreth 40 milionë franga zvicerane në vit

Qeveria Federale e Zvicrës do të mbyllë nëntë qendra të përkohshme federale të azilit deri në mars të vitit 2025. Kështu bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migrim, SEM.
Gjithsej 1700 vende të strehimit në qendra nuk janë më të nevojshme, sepse dukshëm më pak azilkërkues se sa pritej kanë ardhur në Zvicër këtë vjeshtë, transmeton albinfo.ch. Sipas SEM, numri i aplikimeve ka rënë me 40 për qind në shtator krahasuar me shtatorin 2023.
Qendrat federale të azilit aktualisht janë rreth gjysmë të mbushura.
Rreth 200 punonjës në qendrat federale të azilit do të preken nga mbyllja, por ende nuk dihet se sa prej tyre do të mund të vazhdojnë të punojnë.
Megjithatë, në rast të një rritje të papritur dhe të mprehtë të kërkesave për azil, ky numër mund të “rritet sërish në varësi të nevojave” në bashkëpunim me ushtrinë dhe kantonet, përcjell albinfo.ch. SEM po monitoron vazhdimisht situatën.
Qeveria federale pret kursime në shifra milionëshe dyshifrore për shkak të mbylljes së infrastrukturës. Bëhet fjalë për rreth 40 milionë franga zvicerane në vit, siç specifikoi SEM për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Shuma e saktë e kursimeve nuk mund të përcaktohet ende, thonë në SEM.
Strehimoret e azilit në gjithë Zvicrën janë prekur nga mbylljet.
E-Diaspora
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik Ushqime tradicionale, veshje kombëtare, punime artizanale dhe produkte të freskëta vendore u prezantuan në panairin “Me...
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit