E-Diaspora
Blerim Xhemaili në ethet e atësisë
Partnerja e tij, Erjona, është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe mund të lindë pikërisht më 28 mars
Të premten, trajneri i kombëtares së Zvicrës Vladimir Petkovic do të bëjë nominimin e 23 lojtarëve për ndeshjen kualifikuese kundër Estonisë që luhet më 27 mars dhe për ndeshjen testuese kundër SHBA-së, më 31 mars.
Blerim Xhemaili ka mundësi të mos jetë në këtë listë!
Erjona, është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe mund të lindë pikërisht më 28 mars
Dhe nëse kjo ndodh, ai do të ketë një arsye të fortë: partnerja e tij, Erjona, është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe mund të lindë pikërisht më 28 mars, një ditë pas ndeshjes kundër Estonisë.
Por, Xhemaili ka thënë për gazetën Blick se do ta bisedoje këtë çështje edhe një herë me trajnerin Petkovic. “Më së miri do të ishte që të jem në ndeshjen e 27 marsit. Por një gjë është e qartë: sapo partneres time t`i paraqiten dhimbjet e lindjes, unë hip menjëherë në aeroplan”.
Erjona ndodhet në Stamboll, ku pritet të lind djalin e parë.
Blerimi thotë se megjithatë ai dhe Erjona mendojnë se lindja nuk do të bëhet para prillit. Në një rast të tillë ai do të lante në ndeshjen e 27 marsit ndërsa do të hiqte dorë nga ndeshja që luhet më 31 mars.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











