CH-Ballkani
Sa milionerë ka Mali i Zi
Ekspertët kërkojnë hetim për llogaritë e zyrtarëve publikë dhe prezantimin e vetingut në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, Mali i Zi ka 89 qytetarë që kanë më shumë se një milion euro në llogaritë e tyre bankare komerciale.
Ekspertët kërkojnë hetim për llogaritë e zyrtarëve publikë dhe prezantimin e vetingut në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse në Mal të Zi ka një trend në rritje të milionerëve, konsulentët financiarë shprehen se 89 është një numër i vogël, duke marrë parasysh numrin e popullsisë.
“Mendoj se këta janë kryesisht njerëz që kanë marrë para në mënyrë ligjore, me shitje apo trashëgimi dhe i mbajnë paratë e tyre në banka. Duke pasur parasysh inflacionin, mbajtja e parave e humb vlerën e saj”, shpjegojnë ata.
Numri aktual i milionerëve në Mal të Zi tregon një numër të madh investitorësh që mbajnë paratë e tyre në llogari, në krahasim me “milionerët e padukshëm” që veprojnë në zonën gri. Dihet se Mali i Zi është një tokë e premtuar për të pasurit, sepse të ardhurat e tyre mbrohen nga taksa jashtëzakonisht të ulëta, theksojnë specialistët.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u bën thirrje vendimmarrësve që të nënshkruajnë një marrëveshje ndërkombëtare në mënyrë që shteti të ketë njohuri për statusin pasuror të zyrtarëve në vendet përreth.
“Vetëm Maqedonia e Veriut ka ratifikuar një marrëveshje të tillë, por presim edhe vende të tjera. Do të doja që Mali i Zi të ishte i dyti, që të na mundësojë të kontrollojmë pasuritë dhe të ardhurat në vendet e rajonit kur bëhet fjalë për zyrtarët publikë në Mal të Zi”, tha një zëdhënës i Agjencisë.
Agjencia theksoi faktin se vetëm 37% e zyrtarëve publikë kanë dhënë pëlqimin për akses në llogaritë bankare, duke shtuar se vetingu është zgjidhja më e mirë në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit.
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











