Lajme
Pse është problematike marrëveshja për litiumin mes Gjermanisë dhe Serbisë?
Marrëveshja për nxjerrjen e litiumit me Serbinë është më shumë lajm i mirë për zhvillimin ekonomik në Gjermani, apo lajm i keq për mjedisin në Serbi? “Në fakt, të dyja”, thotë profesoresha Claudia Kemfert, një ekonomiste që merret kryesisht me energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Është mirë që Gjermania të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina, e cila aktualisht ka monopol në të gjithë zinxhirët e prodhimit të litiumit. Por, nga ana tjetër, është e keqe për mjedisin në Serbi, sepse nxjerrja e litiumit vjen me rreziqe mjedisore. Aktivistët e mjedisit me të drejtë theksojnë këtë. Më parë kishte një moratorium, domethënë u tërhoq licenca (për minierat). Dhe, më pas ky vendim u anulua. Kjo është shqetësuese”, thotë Kemfert.
Marrëveshja me Serbinë e nënshkruar nga Scholz dhe Vuçiq është problematike për dy arsye: “Së pari, për shkak se ne nuk mund të eksportojmë problemet tona mjedisore. Dhe dy, duhet të kemi kujdes nga kush bëhemi të varur.” Ekspertja thotë se “është mirë nëse jemi më pak të varur nga Kina, por nga ana tjetër, në rastin e Serbisë, duhet përmendur edhe problemet siç është liria e shtypit, apo dhe fakti që ajo nuk i mbështet sanksionet ndaj Rusisë”.
Kemfert beson se është e mundur të sigurohet respektimi i standardeve mjedisore përmes procesit të certifikimit të minierave dhe prodhimit në Serbi. Por, edhe duke ushtruar presion ndaj autoriteteve serbe. “Gjermania duhet të ushtrojë ndikim te Serbia. Një çështje tjetër është nëse kjo do të japë fryte. Por duhet provuar, sepse Gjermania nuk mundet thjesht t’i eksportojë problemet e saj mjedisore diku tjetër. Përndryshe, ajo do të duhet të nxjerrë vetë litium në Gjermani”, shton Kemfert, që drejton edhe Departamentin për Energjinë, Transportin dhe Mjedisin në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW Berlin), e ajo është edhe profesoreshë në Universitetin Leufana në Lüneburg.
Ajo pretendon se rezervat e litiumit në Gjermani nuk janë aq të mëdha sa në Serbi dhe shton një arsye tjetër pse Gjermania po kërkon litium jashtë vendit të saj është: “Këtu kemi standarde të larta për mbrojtjen e mjedisit, për të cilat në vendet e tjera nuk kujdesemi si këtu. Kjo do të thotë se shumë projekte nuk japin fare rezultat ose duhet shumë kohë për të marrë lejet. Ka mjaftueshëm litium në botë, nuk ka mungesë, prandaj fokusi është në tregun botëror, tek importi.
Në pyetjen nëse kancelari Olaf Soltz është naiv në raport me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ashtu siç ishte ish-kancelarja Angela Merkel me presidentin rus, Vladimir Putin, bashkëbiseduesja jonë thotë se Gjermania nuk është më aq naive. “Duhet thënë qartë se Serbia nuk mund të krahasohet me Rusinë. Bëhet fjalë për ndikim dashamirës, miqësor ndaj Serbisë për t’iu përmbajtur qëllimeve dhe standardeve mjedisore. Në fund të fundit, Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, kjo është ajo që ne të gjithë duam dhe ne duhet të ndjekim atë rrugë të përbashkët”. /DW
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











