Lajme
CIA hap rekrutime online, kërkon informatorë te vendet ‘armike’
CIA raportohet të ketë nisur një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë në Kinë, Iran dhe Korenë e Veriut, pas asaj që e ka cilësuar “përpjekje të suksesshme për të rekrutuar shtetas rusë”.
Agjencia amerikane e spiunazhit postoi udhëzime se si të kontaktohej në mënyrë të sigurt, në dialektin mandarin, në gjuhën farsi dhe atë koreane, në llogarinë e saj në mediat sociale në X, Facebook, Instagram, Telegram, LinkedIn dhe në Dark Web.
“Përpjekjet tona në këtë front kanë qenë të suksesshme në Rusi dhe ne duam të sigurohemi që individët në regjimet e tjera autoritare të dinë se ne jemi të hapur për të punuar”, tha zëdhënësi, duke shtuar se me këtë hap CIA po përshtatej me një rritje të shtypjes shtetërore dhe mbikëqyrjes në nivel global.
Në një video në dialektin mandarin postuar në YouTube, e cila përmban vetëm udhëzime të shkruara, agjencia këshillonte individët që ta kontaktojnë atë përmes faqes zyrtare të saj në internet, duke përdorur rrjete virtuale të sigurta.
Liu Pengyu, një zëdhënës i ambasadës kineze, akuzoi SHBA-në për kryerjen e një fushate dezinformimi “të organizuar dhe sistematik” kundër Kinës. Ai shtoi se “çdo përpjekje për të futur një pykë mes popullit kinez dhe Partisë Komuniste Kineze do të dështojë”.
Ambasada ruse dhe misioni i Iranit në OKB nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Etja e CIA-s për informacion zbulimi është rritur ndërsa Kina po zgjeron bashkëpunimin me Rusinë dhe Iranin dhe po tregon muskujt në rajon.
Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu duke u përballur me konfliktin mes Iranit me Izraelin, programin bërthamor të Teheranit, lidhjet në rritje të këtij të fundit me Rusinë dhe mbështetjen që Irani u jep grupeve militante që ndajnë të njëjta qëllime.
Programi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut është një tjetër objektiv i inteligjencës amerikane, përfshirë furnizimi me armë i Moskës nga Pheniani për luftën në Ukrainë, sipas zyrtarëve amerikanë. Por Moska dhe Pheniani e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë.
CIA filloi rekrutimin e rusëve në vitin 2022 duke postuar tekste në gjuhën ruse në llogaritë e saj në median sociale që tregonin mënyra se si të kontaktohej agjencia në mënyrë të sigurt, pasuar me një video të publikuar në vitin 2023/ VOA
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












