Lajme
Tensionet në Lindjen e Mesme çrregullojnë disa linja ajrore
Tensionet e shtuara në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar kaos të udhëtimeve ajrore. Linjat ajrore globale dhe rajonale devijuan ose anuluan fluturimet të mërkurën, duke përfshirë Libanin, Izraelin dhe Kuvajtin, ku ka pasur vonesa të gjata, sipas të dhënave të platformës për monitorim të fluturimeve “FlightRadar24”.
Irani nisi sulmin më të madh raketor kundër Izraelit të martën si hakmarrje për fushatën e Izraelit kundër Hezbollahut në Liban dhe Gaza, duke shkaktuar reagim nga Izraeli për kundërpërgjigje.
Të mërkurën ka pasur disa fluturime mbi hapësirën ajrore të Iranit, sipas hartës së “FlightRadar24”, duke përfshirë disa nga transportuesit “flyDubai”, pasi Irani ka lajmëruar se sulmi me raketa balistike ndaj Izraelit kishte përfunduar.
Megjithatë, fluturimet në gjithë rajonin u devijuan ose u ndërprenë me pak shenja të normalizimit. Disa i ndryshuan rrugët për t’i shmangur hapësirat e caktuara ajrore.
“Të gjithë avionët – kryesisht fluturimet për në Indi – po e shmangin hapësirën ajrore iraniane deri në njoftimet e mëtejshme”, tha një zëdhënës i transportuesit polak LOT.
Transportuesit në mbarë botën kanë anuluar fluturimet për në Izrael dhe Liban pas përshkallëzimit të konfliktit. Ka raportime se nuk do të ketë fluturime nga disa kompani deri nga mesi i tetorit, në varësi të situatës së sigurisë.
Trafiku ajror mbi qendrat e Stambollit, Kajros dhe Antalias mbeti i dendur pasi fluturimet vazhduan t’i shmangnin pjesët e hapësirës ajrore të Lindjes së Mesme.
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait raportoi se 85 për qind e fluturimeve që niseshin nga aty janë vonuar, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar “Rafic Hariri” i Bejrutit i kishte 60 për qind të fluturimeve të anuluara, sipas gjurmuesit të linjës ajrore.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, 67 për qind e fluturimeve që mbërrinin janë vonuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









