Lajme
Pas sulmeve ndaj Izraelit, deklarohet Irani
Presidenti i Iranit ka lëshuar një deklaratë pas sulmit ndaj Izraelit, duke e quajtur atë një “përgjigje vendimtare” ndaj “agresioneve” të Izraelit, por duke theksuar se Irani nuk dëshiron luftë.
“Ky veprim ishte në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve të Iranit”, tha Presidenti Masoud Pezeshkian në një postim në X.
“Të dijë Netanyahu se Irani nuk kërkon luftë, por ai qëndron me vendosmëri kundër çdo kërcënimi… Mos hyni në konflikt me Iranin.”
Kujtojmë se pasditen e kësaj të marte Irani ka lëshuar me qindra raketa drejt Izraelit, 40% e të cilave arritën të thyenin mbrojtjen ajrore të vendit.
Sulmi vjen si shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së liderit të Hezbollah, Hassan Nassrallah dhe një sërë sulmesh të tjera izraelite.
Një zyrtar i lartë i Hezbollahut ka thënë për Al Jazeera se sulmi me raketa iraniane ishte një sukses dhe disa baza ushtarake izraelite u goditën siç ishte planifikuar.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, shtoi se shkalla e përgjimit nga sistemet e mbrojtjes raketore të Izraelit ishte “e dobët”, duke theksuar se kishte viktima midis trupave izraelite.
Ushtria e Jordanisë bëri të ditur se të gjitha njësitë dhe formacionet në komandën e përgjithshme të forcave të saj të armatosura janë vënë në “gatishmëri të lartë për t’u përballur me çdo përpjekje që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e mbretërisë”.
Duke cituar një burim ushtarak në komandën e përgjithshme të forcave të armatosura, në komunikatë thuhej se po monitorohen nga rastet zhvillimet e fundit.
“Komanda e Përgjithshme po monitoron nga afër zhvillimet që ndodhin në rajon dhe ka marrë masat e nevojshme paraprake për ndërtimin dhe mbështetjen e njësive të vijës së parë në frontet kufitare për të mbrojtur atdheun”, thuhet në komunikatë sipas CNN,
VIDEO:
https://www.youtube.com/watch?v=LJJAsbnguhg
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










